AlbanianSport.com 22/02/2022 19:25
ASNN – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë mbrëmjen e së hënës me Specian në Serinë A, në ndeshjen e humbur në fushë të huaj, përballë Bolonjës. Futbollisti kuqezi arriti të shënojë gol në minutën e 10-të, pasi goditi saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në epërsi.
Goli i 3-të për Manajn këtë sezon, ndërsa sipas faqeve të Internetit, të specializuara për statistikat është vlerësuar me notën 7.4, më i miri në fushë për Specian. Fatkeqësisht, skuadra e futbollistit kuqezi u mumd nga Bolonja, që përmbysi disavantazhin, duke fituar 2-1.
Sidoqoftë, sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe vazhdon të ruajë rolin e titullarit, teksa goli i shënuar mbrëmë ishte i treti për Manajn këtë sezon në Serinë A. Forma e tij është edhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të rikthimit në fushë për ndeshjet e muajit mars.