AlbanianSport.com 20/12/2018 23:55
ASNN – Në kampionatin elitar rumun sot u përballën Astra Xhiurxhiu me Dinamon e Bukureshtit, një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 4-1. Ishte një fitore e madhe e Astrës, e cila shënoi nga dy gola në secilën pjesë. Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe sulmuesi shqiptar Azdren Llullaku, i cili shënoi golin e parë për Astrën në minutën e 7-të.
Llullaku u pozicionua mirë në kufijtë e zonës, duke lëshuar një “silurë” të fortë dhe realizon një supergol, duke e çuar topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Dinamos së Bukureshtit, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Festa e Llullakut këtë herë nuk ishte me shqiponjë, por me një sjellje e tipit “alla-Murinjo”, duke vënë dorën tek veshi, e gjitha për tifozët që thërrisnin në kor emrin e tij.
Për Llullakun në këtë sfidë nuk vinte fundi kollaj, pasi ai dha pasimin ideal për golin e dytë, ndërkohë që Astra Xhiurxhiu shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke korrur fitore shumë të thellë e të merituar. Dinamo e Bukureshtit shënoi vetëm një gol nderi në këtë sfidë. Sa i takon Llullakut, javët e fundi tai ka qenë në formë dhe ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin e tij, duke qenë titullar i padiskutuar në formacionin e skuadrës së tij.
https://www.facebook.com/azdren.llullaku.902/videos/390332148371854/