AlbanianSport.com 28/03/2019 19:00
ASNN – Ardhja e mundshme e trajnerit Sarri tek njëri prej këtyre klubeve zhvendos edhe mbrojtësin shkodran. Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Elseid Hysaj, rikthehet dhe një herë në treg, tashmë në “radarët” e Interit dhe Romës, dy klube që po kalojnë një moment të vështirë dhe që kanë në plan të bëjnë ndryshime të thella në merkaton e verës, ndryshime që nuk do të prekin vetëm futbollistët por edhe stafet teknike.
Në këto zhvillime, Hysaj po shihet si objektiv i merkatos së ardhshme. Janë mediat italiane ato që shkruajnë se Hysaj ka gjasa të mëdha të largohet nga Napoli këtë herë, pasi ish-trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit dhe të marrë drejtimin e njërës prej dy skuadrave si Interi apo Roma dhe Hysaj është vazhdimisht një nga lojtarët e preferuar të tij dhe në projektet e tij të së ardhmes.
Për këtë arsye, edhe mediat italiane e bëjnë fakt të kryer largimin e shkodranit nga napolitanët në fund të këtij edicioni. Sipas mediave italiane, është skema taktike e lojës që bën Sarri dhe përshtatja e shqiptarit me këtë skemë që shkojnë në vijë të drejtë me objektivat e secilit dhe natyrisht si një shpëtim për pozitat që kanë aktualisht, kuptohet të pakënaqur.
Hysaj është shndërruar në lojtar stoli tek Napoli, diçka që nuk mund të konceptohej para se të vinte Ançeloti në krye të stolit napolitane. Kurse me Sarrin ishte titullar dhe lider. Dhe Hysaj e gjen veten me Mauricio Sarrin, por jo me Karlo Ançelotin, dhe kësaj i mëshojnë edhe mediat sportive italiane, të cilat flasin për një zhvendosje të mundshme në verë.