AlbanianSport.com 06/01/2024 20:55
ASNN – Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 58-të, duke hapur rrugën e triumfit 4-0. Armando Broja e nisi vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 58-të, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi. Broja, i cili pati edhe 3 raste të tjera për të shënuar, por pa ia dalë mbanë, qëndroi në fushë 76 minuta në duelin e së shtunës, që u fitua nga Çelsi me rezultatin 4-0.
Ishte cilësuar si mundësia që Armando Broja kishte pritur, mundësi të cilën ai e dinte se duhet ta shfrytëzonte dhe e ka bërë më së miri këtë. Largimi i Nikolas Xheksonit me përfaqësuesen e vendit të tij, Senegalit, në përgatitje për pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës i ka dhënë mundësi 22-vjeçarit shqiptar mbetet i vetmi qendërsulmues në skuadrën e bluve të kryeqytetit britanik.
Dhe të shtunën ai është përzgjedhur si titullar nga trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, në duelin e turit të 3-të të Kupës së Anglisë (FA Cup) ndaj Preston North Endit, duke vijuar ta përligjë besimin me një paraqitje bindëse. Dhe Armando Broja e nisi vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme. Ylli shqiptar realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 58-të duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Broja, i cili pati edhe 3 raste të tjera për të shënuar, por pa ia dalë mbanë, qëndroi në fushë 76 minuta në duelin e së shtunës, teksa u zëvendësua kur rezultati ishte 3-0 në favor të londinezëve, duke i lënë vendit Dejvid Uashingtonit. Një nisje e mbarë kjo për ylli shqiptar, i cili kërkon shpërthimin, për të mos u ndalur më, teksa Çelsi siguroi kalimin në turin tjetër me një fitore 4-0.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi e justifikoi mjaft mirë besimin e trajnerit Poçetino, teksa golin e parë në 12 ndeshje me blutë e Londrës e festoi me shqiponjën dykrenare, duke i dhënë njëkohësisht edhe një mesazh të qartë trajnerit Silvinjo se është gati për Evropianin e Gjermanisë.