(Video) Legjionarët / Broja, 66 minuta titullar në fitoren e Çelsit në kampionat

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2024 20:25

ASNN – Çelsi ka mposhtur Fulhemin me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier Ligën Angleze, të luajtur të shtunën pasdite. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë nga Palmer. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhe e 11-metërshit, kurse, sa i përket Armando Brojës, ai e nisi sfidën si titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 66-të. Në minutën e 21-të të sfidë sulmuesi i Kombëtares kuqezi pati një mundësi të mirë për gol por nuk arriti të shënjestrojë si duhet.

Në fakt, ishte titullar, por nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja e nisi që nga minuta e parë sfidën e kësaj të shtune, ndaj Fulhemit, sfidë e cila u fitua nga skuadra e Çelsit, me rezultatin minimal, mirëpo goli i vetëm i sfidës nuk erdhi nga 22-vjeçari nga Malësia e Madhe. Goli i vetëm i sfidës, për “Blutë e Londrës” erdhi në fundin e pjesës së parë, ku në minutën e 4-t shtesë gjyqtari dha një 11-metërsh për vendasit, në “Stemford Bridxh”. Ajo ekzekutohet saktësisht nga Koul Palmer.

Futbollisti 21-vjeçari i ardhur këtë sezon nga Mançester Sitit tek blutë e Londrës e çon në 9 numrin e golave të shënuar në këtë sezon të Premier Ligës. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga trajneri Mauricio Poçetino ngjitet në vendin e 8-të, teksa ka arritur të grumbullojë plot 31 pikë, po aq sa “Pulëbardhat” e Brajtonit dhe “Djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, ndërsa skuadra e Fulhemit mbetet në vendin e 13-të të tabelës së renditjes, me 24 pikë, vetëm një pak se Bornemuthi i një vendi më lart. Duhet theksuar se Broja u rikthye titullar, pasi ishte zëvendësues në Kupën e Ligës Angleze në mesjavë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh