AlbanianSport.com 02.05.2016 14:20
ASNN – Skuadra e Karabagut, ku militon mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli, u shpall kampione e Azerbajxhanit për të 3-tin vit radhazi dhe për të 4-ën herë në historinë e saj. 4 javë përpara fundit të kampionatit, Karabagu kryeson me 15 pikë epërsi ndaj ndjekëses më të afërt. Agolli është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm te Karabagut, duke u bërë edhe lojtari i huaj me më shumë paraqitje në kampionatin azer.
Ansi Agolli feston një tjetër titull “kampion” me skuadrën e tij, Karabagun, në Azerbajxhanin e largët. Falë fitores 0-2 në fushën e Ziras, skuadra e mbrojtësit shqiptar u shpall kampione e Azerbajxhanit për të tretin vit radhazi dhe për të 4-tën herë në historinë e saj. 4 javë përpara fundit të kampionatit, Karabagu kryeson me 15 pikë epërsi ndaj ndjekëses më të afërt, që është pikërisht skuadra e Ziras. Golat e Kuintanës dhe Rejnaldos i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Karabagut.
Skuadra e Agollit tashmë mund ta përqendrojë vëmendjen te Kupa e Azerbajxhanit, veprimtari në të cilën është me një këmbë në finale pas fitores 4-0 të arritur në fushën e Inter Bakusë, në sfidën e parë gjysmëfinale. Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Ansi Agolli, është që prej vitit 2012 te skuadra e drejtuar nga trajneri Gurban Gurbanov, teksa në këtë periudhë është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm te Karabagut, duke u bërë edhe lojtari i huaj me më shumë paraqitje në kampionatin azer.