AlbanianSport.com 11/07/2019 23:20
ASNN – Trajneri i kurbinasve, Sulejman Starova dhe portieri Gentian Selmani, në mikrofonin e Rrjetit të RTSH-së. Starova, deklaroi se ishte i kënaqur nga loja. “Pa modesti them se luajtëm më mirë se kundërshtari, dihen vlerat e tyre, – tha ai. – Po të ishim me fat, në kundërsulme, do ia dilnim. Kjo është një skuadër me talente, dhe e nxjerr golin dhe nga individi.”
“Bëmë një lojë të mirë, u kënaq edhe tifozët, por më vjen keq që nuk fituam, – vijoi ai. – Barazimi është jo i merituar për Hapoelin, por ky është futbolli. Duhet ta pranojmë.” Ndërkaq, portieri Gentjan Selmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, ku e shpëtoi Laçin në disa raste. Në intervistën pas ndeshjes portieri u shpreh se zhvilluan një ndeshje e mirë, por nuk ia arritën të fitojnë.
“Pata një përplasje me kundërshtarin, ishte një përplasje e vogël dhe ndjej dhimbje tek gishtat, – ka deklaruar ai rreth përplasjes me nr. 17 të izraelitëve. – Do shikoj se si do të shkojë dëmtimi, por mendoj se mund te kem ndrydhur gishtat. Nuk me meritonim se luajtëm mirë, por kështu është futbolli. Sidoqoftë, ne zhvilluam një ndeshje të mirë, dhe ishim të kujdesshëm.
“Më kapi në befasi dhe nuk e prisja, u befasova në rastin e golin, – ka pohuar gardiani i portës kurbinase. – Nuk e prisja atë goditje, sepse erdhi si e papritur. E dinim qe do ishte e vështire, sepse ata kane një ekip te mirë. Por mendoj se meritonim më shumë nga ky takim.”