AlbanianSport.com 01/02/2019 21:55
ASNN – Përfaqësuesja e vendit arab, organizator të Botërorit 2022, fitoi me rezultatin 3-1. Ka dhuruar një të papritur të vërtetë Kupa e Azisë në futboll, pasi Katari ka shtanguar Japoninë, duke e mundur me rezultatin 3-1 dhe duke fituar për herë të parë trofeun kontinental. Përgjatë gjithë këtij turneu, Katari shënoi 19 gola dhe mundi ekipet që renditeshin shumë mbi të.
Sulmuesi Almuez Ali hapi rrugën e fitores për përfaqësuesen e Katarit, në finalen e luajtur të premten në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, me një goditje spektakolare, duke realizuar golin e tij të 9-të në këtë veprimtari. Goli i shënuar në minutën e 12-të nga Aliu, bëri që ai të thyejë rekordin e 8 golave të realizuar nga Ali Daei në edicionin e 1996-ës.
Dhe, i ndërthurur një tjetër gol në minutën e 27-të nga Abdulaziz Hatem dhe një tjetër në 10 minutat e fundit nga Akram Afif, e ndihmoi Katarin fitonte trofeun dhe t’i jepte botës një sinjal të fortë përpara mikpritjes së Botërorit 2022. Në fakt, goli i 22-vjeçarit të lindur në Sudan erdhi pasi një ankese nga Federata e Futbollit e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ankesë që kishte të bënte me ligjshmërinë e tij për të përfaqësuar Katarin, por që u hodh poshtë nga Konfederata e Futbollit të Azisë vetëm pak orë përpara nisjes së finales. Japonia më në fund gjeti një rrugë përmes një mbrojtjeje të Katarit që nuk kishte pësuar gol në 6 ndeshje të mëparshme kur Takumi Minamino shënoi në minutën e 69-të, por 11-metërshi i shndërruar në gol 7 minuta para fundit të kohës së rregullt, i shkaktoi 4-herë kampiones së Azisë, humbjen e saj të parë në një finale të Kupës së Azisë.