AlbanianSport.com 21.05.2016 17:05
ASNN – Ka dështuar dy herë radhazi në dy finalet e fundit, por Kukësi beson se kjo herë e tretë do të jetë ajo e vërteta, që do t’i kurorëzojë verilindorët, për herë të parë, si fitues të Kupës së Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar trajneri i Kukësit, Klodian Duro, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, ka theksuar se, për skuadrën e tij, ky ishte një sezon mjaft i mirë, që duhet mbyllur me një trofe.
Kukësi ndeshet të dielën me Laçin, në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe drejtuesit e klubit verilindor janë duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë. Sipas trajnerit Klodian Duro, shpresohet që kjo të jetë “e treta, e vërteta” për Kukësin që ka dështuar në dy finalet e deritanishme.
Për Duron, ky ishte një sezon mjaft i mirë, që duhet mbyllur me një trofe. Finalja e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Kukësi, që do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 19:00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.