ASNN – Për drejtorin sportiv të Kukësit, Nderim Nexhipi, është ende herët për të folur për pretendentet e këtij sezoni të Kategorisë Superiore. Ish-futbollisti ka theksuar në studion e Rubrikës Sportive në RTSH edhe nevojën për një punë më të madhe me ekipet e moshave.
Kukësi ka marrë një barazim pa gola në duelin e së enjtes mbrëma në kryeqytet përballë kampiones në fuqi, Partizanit, duke ndarë vendin e 5-të dhe të 6-të me Vllazninë, me nga 15 pikë secila, 3 më pak se të kuqtë kryesues. Megjithatë, për drejtorin sportiv të verilindorëve, është ende herët për të folur për pretendentet.
Për Nexhipin, skuadra pret më shumë nga dy përforcimet më të bujshme të merkatos. Po kështu, drejtori sportiv i Kukësit ka pritshmëri më të mëdha edhe për një numër lojtarësh të tjerë. Nexhipi e ka vënë theksin në studion e Rubrikës Sportive në RTSH edhe nevojën për një punë më të madhe me ekipet e moshave.