AlbanianSport.com 28/09/2018 17:30
ASNN – Kukësi ka vetëm një synim për sfidën me Luftëtarin, pavarsisht se gjirokastritët rigjetën fitoren në javën e 5-të, nën drejtimin e një trajneri të ri, si Gentian Mezani. Për trajnerin e verilindorëve, Armando Cungu, një fitore nuk mjafton për t’u konsideruar si ringjallje e një skuadre.
Shkodrani i stolit kukësian e vlerëson në rritje lojën e skuadrës së tij në këtë fillimsezon. Edhe për futbollistin e lindur në Gjermani, Vesel Limaj, synimi është një për ndeshjen me Luftëtarin. Takimi Kukësi-Luftëtari luhet të shtunën pasdite, në orën 15:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.