AlbanianSport.com 25.07.2017 11:35
ASNN – Është vetëm 12 vjeç dhe përdorimi i tij i topit është i pazakontë për këtë moshë. Bëhet fjalë për letonezin Kristaps Grabovskis, talentin që është shndërruar në një sensacion në Internet.
Jo më kot, ai është krahasuar edhe me më të mirët e botës, duke u cilësuar si Lionel Mesi. Talenti është shpesh i lindur dhe ai bie menjëherë në sy, pavarsisht moshës apo rrethanave.
Kështu ka ndodhur edhe me Kristaps Grabovskisin, futbollistin e vogël që është shndërruar në një sensacion në Internet. Letonezi ka rënë në sy me talentin e tij, duke u zhvendosur madje nga vendi i tij i lindjes, në Irlandë.
Atje ku ka firmosur me klubin e të vegjëlve të Astros. Ajo që e bën më mbresëlënës rastin e tij, është fakti se ai është vetëm 12 vjeç dhe përdorimi i tij i topit është i pazakontë për këtë moshë.
Jo më kot, ai është krahasuar edhe me më të mirët e botës, duke u cilësuar si Lionel Mesi. Me pak fjalë, ai quhet Kristaps Grabovskis, një emër që duhet ta mbajmë mend për të ardhmen.