AlbanianSport.com 20/05/2020 19:25
ASNN – Kapiteni i Kosovës flet për përballjen e madhe të gjysmëfinaleve të “play-off”-eve. Qendërmbrojtësi i “dardanëve”, Amir Rrahmani, shpreson që ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-eve të Eliminatore për Kampionatin Evropian, Kosova do të mundë ta zhvillojë me tifozë të pranishëm në stadium. Ndonëse për momentin mund të duket e pamundur, për shkak të gjendjes së krijuar nga epidemia e virusit korona, kapiteni dhe qendërmbrojtësi i “dardanëve”, Amir Rrahmani, shpreson që ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-eve të Eliminatore për Kampionatin Evropian, Kosova do të mundë ta zhvillojë me tifozë të pranishëm në stadium.
Kosova është vetëm dy ndeshje larg kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Evropian, pasi është në gjysmëfinale të fazës së “play-off”-eve për këtë veprimtari, që këtë muaj u vendos të shtyhet nga vera e këtij viti në verën e vitit të ardhshëm. Për shkak se Kampionati Evropian u vendos të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021, e jo në vitin 2020 siç ishte planifikuar fillimisht, edhe ndeshjet e “play-off”-eve për veprimtari garë janë shtyrë. Ishte programuar që Kosova të luante kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të këtyre “play-off”-eve më 26 mars dhe, nëse e fitonte këtë përballje në Shkup, do të kualifikohej në finalen e madhe të 31 marsit.
Aty kur do të luante si mysafire përballë fitueses së duelit tjetër, atij midis Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Këto dy ndeshje të mëdha tashmë janë shtyrë, por data se kur do të zhvillohen ato ende nuk është e ditur. “Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme, – ka deklaruar Rrahmani për Radio Televizionin e Kosovës. – Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për më vonë. Shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet të zhvillohet me tifozë”, – ka përfunduar ai.