AlbanianSport.com 09/11/2020 23:15
ASNN – Përfaqësuesja Kosovës në futboll ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet e këtij muaji. “Dardanët” kanë zhvilluar të hënën në mbrëmje, kanë kryer seancën e parë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Në këtë stërvitje trajneri Bernard Shalondë kishte në dispozicion futbollistët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjet e zhvilluara të dielën me klubet e tyre, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ka kryer rigjenerim në hotel.
Atmosfera në përfaqësuesen e Kosovës në prag të tri ndeshjeve të fundit për këtë vit është shumë e mirë dhe tek të gjithë ekziston dëshira e madhe që ky cikël të mbyllet me rezultate pozitive.
Më 11 nëntor, “Dardanët” do të luajnë miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë në Ljubljanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presin Moldavinë, për ta përmbyllur edicionin e sivjetmë të Ligës C në Ligën e Kombeve të Evropës.