(Video) Kosova, deri tani, 8 të kualifikuar për në Lojërat Olimpike Evropiane

Share Button

AlbanianSport.com 23/04/2019 19:15

ASNN – Konfirmohet pjesëmarrja e 5 xhudistëve, një boksiereje, një karateisti dhe një pingpongisti. Ka shkuar në 8 numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej datës 21, deri më 30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë. Organizatorët e këtyre Lojërave Evropiane i kanë konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) pjesëmarrjen e 5 xhudistëve, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë.

Distria garon në kategorinë e peshës trupore deri në 48 kilogramë, Majlinda në kategorinë e peshës trupore deri në 52 kg, Nora në kategorinë e peshës trupore deri në 57 kg, Akili në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg, ndërsa Loriana në kategorinë e peshës trupore deri në 78 kg. Trajneri i mirënjohur i Xhudos, Driton Kuka, beson se edhe nga Minsku do të kthehen me medalje. “Normalisht, gjasat janë për medalje dhe besoj që do të kthehemi me medalje, por sa e si, mbetet të shihet”, – ka deklaruar Kuka për faqen zyrtare në Internet të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

“Në xhudo, Lojërat Evropiane janë edhe Kampionat Evropian, domethënë do të jetë shumë garë e fortë”, – ka sqaruar trajneri. Pikërisht në xhudo, Kosova numëron një medalje të bronztë të fituar nga xhudistja Nora Gjakova, në debutimin e saj në edicionin e parë të Olimpiadës Evropiane, “Baku 2015”. Para xhudistëve, por me ftesë, KOK-ut i është konfirmuar edhe pjesëmarrja e boksieres, Donjeta Sadikut, karateistit, Alvin Karaqi dhe pingpongistit, Fatih Karabaxhaku. Afati i dërgimit të konfirmimeve nuk është mbyllur ende dhe në ditët në vijim ka gjasa të vijë në KOK edhe konfirmimi për ndonjë sportist të sporteve tjera.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh