AlbanianSport.com 11/03/2020 20:45
ASNN – Sevilja-Roma dhe Inter-Hetafe shtyhen për një datë tjetër për shkak të koronavirusit. Dy prej ndeshjeve të para të kësaj faze të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, planifikoheshin të luheshin me dyer të mbyllura të enjten, por tanimë ato janë anuluar. Ndeshja midis Seviljes dhe Romës, që do të zhvillohej në Spanjë dhe ajo midis Interit dhe Hetafesë, që do të luhej në Itali, janë shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Ndeshjet e vlefshme për turin e 16-shes së Ligës së Evropës, midis Seviljes dhe Romës, që do të zhvillohej në Spanjës dhe ajo midis Interit dhe Hetafesë, që do të luhej në Itali, janë shtyrë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Të dy ndeshjet e para të kësaj faze të veprimtarisë së dytë të Ligës së Evropës, planifikoheshin të luheshin me dyer të mbyllura të enjten, por tanimë janë anuluar pasi autoritetet spanjolle vendosën që kufizime të udhëtimeve midis Spanjës dhe Italisë.
Organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka deklaruar se do të bëjë të ditur, në kohën e duhur, vendimin e saj sa u përket këtyre ndeshjeve. Roma kishte deklaruar se nuk do të udhëtonte drejt Seviljes, ndërsa presidenti i Hetafesë, Anhel Torres, kishte deklaruar më herë se klubi i tij nuk pranonte të udhëtonte drejt Italisë për këtë ndeshje, edhe nëse kjo nënkuptonte përjashtimin e ekipit spanjoll nga kjo veprimtari kontinentale e klubeve.
Po kështu, finalja e Kupës së Mbretit, midis Atletik Bilbaos dhe Real Sociedadit, u shty të mërkurën, pas një takimi midis dy klubeve dhe Federatës Spanjolle të Futbollit. Ndeshja duhej të zhvillohej në Stadiumin e Seviljes më 18 prill 2020. Të martën, ndeshja e Ligës së Kampioneve midis Valencias dhe skuadrës italiane të Atalantës u luajt me dyer të mbyllura. Italia është vendi i dytë më i goditur në botë, pas Kinës, me mbi 10,000 të infektuar dhe me të gjithë vendin e vendosur në karantinë.