(Video) Koronavirusi “sëmur” edhe sportin, mësohen “viktimat” e para

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2020 19:15

ASNN – Botërori i Atletikës në Salla të Mbyllura dhe gara e Formulës 1, dy prej viktimave më të bujshme. Epidemia e “koronavirusit” po krijon pështjellime të konsiderueshme edhe në botën e sportit.  Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1, që ishte planifikuar të mbahet në Shanghai më 19 prill 2020, është shtyrë zyrtarisht. Kjo epidemi ka çuar edhe në anulimin ose shtyrjen e një numri veprimtarish sportive ndërkombëtare në Kinë, midis të cilave spikat Kampionati Botëror i Atletikës në Salla të Mbyllura, që duhej të mbahej në mars në Nanxhing.

Përveçse ka infektuar mbi 40,000 persona në vetëm 6 javë, duke u marrë jetën mbi 1,000 vetëve deri më tani, në Kinë dhe jashtë saj, epidemia e “koronavirusit” po krijon pështjellime të konsiderueshme edhe në botën e sportit.  Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1, që është planifikuar të mbahet në Shanghai më 19 prill 2020, ka është shtyrë zyrtarisht. Drejtori administrativ i Formulës 1, Ros Braun pati deklaruar më herët se po shqyrtohej mundësia e caktimit të një date të re, nëse gara nuk do të mund organizohej në datën fillestare.

Hera e fundit që një garë u shty, ishte në vitin 2011, kur Çmimi i madh i Bahreinit u prek nga protestat në kuadër të “Pranverës Arabe”. Të martën pasdite, Federata Botërore e Automobilizmit (FIA), deklaroi se po “e monitoronte nga afër situatën në zhvillim”, ndërsa të mërkurën pasdreke u mësua edhe zyrtarizimi i vendimit për ta shtyrë këtë garë në një datë ende të pacaktuar. Në fakt, në fillim të shkurtit, autoritetet sportive në Shanghai rekomanduan shtyrjen e gjithë veprimtarive sportive në qytet.

Duke lënë mënjanë anulimin apo pezullimin e të gjitha veprimtarive sportive në vend, duhet theksuar se epidemia e “koronavirusit” ka çuar edhe në anulimin ose shtyrjen e një numri veprimtarish sportive ndërkombëtare në Kinë, midis të cilave spikat Kampionati Botëror i Atletikës në Salla të Mbyllura, që duhej të mbahej në Nanxhing nga data 13, deri më 15 mars 2020, por edhe një nga garat e “Formulës E”, që duhej të mbahej në Sanja një javë më pas.

Jo vetëm kaq, por organizatorët e Lojërave Olimpike kanë deklaruar se janë “seriozisht të shqetësuar” për përhapjen e epidemisë së koronavirusit dhe ndikimin që mund të ketë në “Tokio 2020” në Japoni në gusht të këtij viti. Një numër turnesh kualifikues për këtë Olimpiadë, që duhej të mbaheshin në Kinë apo rrotull saj, janë anuluar apo zhvendosur gjetkë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh