AlbanianSport.com 22/10/2018 14:45
ASNN – Ndeshje e së dielës midis Vardarit të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, u ndërpre madje për disa minuta edhe për koret raciste të tifozëve ndaj shqiptarëve. Skuadra shqiptare e dominoi dhe e fitoi me meritë këtë ndeshje, me rezultatin 2-0, por, përgjatë gjithë 90-minutave nuk munguan koret raciste në drejtim të futbollistëve të drejtuar nga trajneri Osmani.
Koret raciste duket se janë shndërruar në një gangrenë në sportin në përgjithësi, por futbollin në veçanti në Maqedoni dhe arena e radhës ka qenë përballja midis Vardarit të Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës. Skuadra shqiptare e dominoi dhe e fitoi me meritë këtë ndeshje, me rezultatin 2-0, por, përgjatë gjithë 90-minutave nuk munguan koret raciste në drejtim të futbollistëve të drejtuar nga trajneri Qatip Osmani.
Izair Emini në fund të pjesës së parë dhe Besar Ibraimi në fund të pjesës së dytë, ishin autorët e golave në fitoren 2-0 ndaj Vardarit në stadiumin “Boris Trajkovski” në kuadër të javës së 10-të të kampionatit në Maqedoni. Në fakt, goli i ish-sulmuesit të Kukësit shkaktoi mjaft polemika, pasi futbollistët e Vardarit pretendojnë se nuk e kishte kaluar vijën fatale.
Ndeshje u ndërpre madje për disa minuta edhe për koret raciste të tifozëve Vardarit ndaj shqiptarëve. Ishte një fitore e madhe për Shkëndijën, pasi kishte mbetur prapa me pikë dhe një tjetër humbje mund ta nxirrte krejtësisht nga gara për titull. Por si “kampione” në fuqi e vendit fqinj, iu desh të tregonte cilësitë e saj në një ndeshje ku koret raciste sllavo-maqedone dhe trysnia e ushtruar nga vendasit e Vardarit ishte e pashoqe.
Kjo dukuri e shëmtuar vazhdon në Maqedoni përkundër faktit që tanimë shqipja është gjuhë zyrtare dhe votat e partive shqiptare kanë qenë vendimtar në parlament në kuadër të ndryshimeve kushtetuese që synojnë ta çojnë vendin edhe më pranë anëtarësimit në NATO dhe aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.