AlbanianSport.com 08.11.2016 13:20
ASNN – Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në Durrës, për sfidën e së shtunës me Izraelin. Sipas programit, të martën në konferencë për shtyp kanë dalë Frederik Veseli dhe Edgar Çani. Dy lojtarët kanë theksuar rëndësinë e veçantë të kësaj sfide pasi ai është kundërshtari direkt për vendin e tretë në grupin G.
Kështu, kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, e cila do të luhet të shtunën më 12 nëntor 2016 në Stadiumin “Elbasan Arena”. Në mesditën e së martës, kanë dalë në konferencë për shtyp mbrojtësi Frederik Veseli dhe sulmuesi Edgar Çani.
Të dy lojtarët janë shprehur se ndeshja me Izraelin ka një rëndësi të veçantë pasi është një skuadër rivale e drejtpërdrejtë për vendin e tretë. Trajneri Xhovani De Biazi ka në dispozicion 3 ditë për të zhvilluar përgatitjet e duhura për përballjen e datës 12 nëntor 2016, kundër përfaqësueses izraelite, e vlefshme për ndeshjet eliminatore të grupit G në Botërorin “Rusi 2018”.