(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55

ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet gjendja në kampin e kuqezinjve, duke bërë edhe një analizë të sulmit, por edhe formacionit të mundshëm. “Duhet ta shohim, pasi kemi ende një stërvitje për të bërë. Kemi 2-3 lojtarë me probleme të vogla fizike, – ka thënë ai fillimisht. – Uzuni nuk është një sulmues qendror tipik, një 9, do thoja më tepër një 8.5, sulmues i dytë, ka shpejtësi dhe sulmon shumë mirë në hapësirë dhe gjen mundësi shënon.”

Duke mbetur tek Uzuni, braziliani tha se ai e bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. “Kam mësuar në lidhje me cilësitë e një sulmuesi si Uzuni në shkollën e Koverçianos, i shpejtë, që rri pas sulmuesit të parë dhe që krijon hapësira për të shënuar, – ka theksuar Silvinjo. – Ekziston mundësia për të shfrytëzuar karakteristika e lojtarit në këtë aspekt.”

“Ju kujtoj se e ka nisur si sulmues anësor dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda, – ka vijuar ai. – Ka fizik shumë të mirë, por ngelet për t’u vlerësuar çfarë do zgjedhim për të shtunën.” Lidhur me 11-shen e parë të së shtunës, trajneri kuqezi tha: “Nesër do duhet të kuptojmë formacionin më të mirë për të luajtur kundër tyre. Kemi 2-3 mundësi, do t’i vlerësojmë nesër, pasi kemi 2-3 lojtarë që ndoshta nuk janë në 100%-shin e tyre.”

Silvinjo ka tërhequr vëmendjen edhe sa i përket reagimit pas pësimit të golit, duke pohuar: “Zakonisht ndodh me të gjitha skuadrat, 4-5 minutat e para ai “black-out”.  Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha. Është e rëndësishme që pasi pëson gol të qetësohesh dhe pastaj të rinisësh lojën. Kam qenë lojtar i trajnerëve të rëndësishëm.”

“E kam kuptuar më vonë që kanë të drejtë trajnerët sepse krijohet ideja që duhet të rikthehesh fuqishëm pasi pëson gol, por është momenti për të pritur dhe për të menaxhuar lojën. Kemi vuajtur gjatë Europianit”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo. Ndeshja Shqipëri-Çeki, e vlefshme për grupit B1 të Ligës së Kombeve, do të luhet të shtunën në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

 

https://www.youtube.com/live/bXLT5Dcuk54?si=KjGQxnqJ1VNFfaPb

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh