(Video) Kombëtarja / Shqipëri-Ukrainë 1-4, kuqezinjtë “replay” Kosovës

Share Button

AlbanianSport.com 03/06/2018 17:55

ASNN – Shqipëria e trajnerit Kristian Panuçi vazhdon të zhgënjejë. Pas humbjes ndaj Kosovës me rezultatin 0-3 para pak ditës, kuqezinjtë janë mposhtur të dielën edhe nga Ukraina me rezultatin e thellë 1-4 duke zhgënjyer totalisht. Gabime amatoreske dhe loja e dobët e të gjitha reparteve, i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Kombëtares kuqezi. Konoplianka dhe Jarmolenko shënuan nga 2 gola për miqtë, ndërsa për Shqipërinë shënoi Emanuele Ndoji. Ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares për mesfushorin nga Mirdita.

E çoroditur, pa vizion dhe e lodhur. Janë këto fjalët e duhura për të përshkruar Kombëtaren shqiptare të futbollit, jo vetëm në ndeshjen ndaj Ukrainës, por dhe në atë ndaj Kosovës disa ditë më parë. Dy ndeshje të luajtura, 7 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar janë një tregues që Shqipëria e Panuçit është në rënie të lirë. Jo për shkak të mungesës së elementëve, por ndoshta Shqipëria po kthehet në fillimet e saj, larg kohës së lavdishme të Xhovani De Biazit. Dhe faktet janë ato që vërtetojnë më së miri një gjë të tillë.

Një panoramë e shëmtuar dhe sfida e dytë miqësore e zhvilluar ndaj Ukrainës, e humbur 1-4. Një humbje që mund të kishte qenë më e thellë, nëse Berisha nuk do të kishte bërë disa pritje vendimtare. Shevçenko arriti të mposhtë Panuçin me lehtësi, ndërsa Jarmolenko dhe Konoplianka i treguan trajnerit italian se mbrojtja shqiptare “fut ujë”. Dhe kjo u vërtetua në të katër golat e pësuar. Në rastin e parë, ishte Konoplianka që bën çfarë të dojë në zonën tonë dhe kalon të tijët në epërsi. Pa kaluar ende 5 minuta nga goli i pësuar, është radha e Jarmolenkos.

Ai vallëzon brenda zonës për të shënuar golin e dytë për skuadrën e Shevçenkos. Dhe në mbyllje të pjesës së parë, është sërish Jarmolenko që tund për herë të tretë rrjetën kuqezi. Kuqezinjtë janë të demoralizuar, ecin në fushë dhe nuk krijojnë asnjë rast të rrezikshëm. Me fitoren në xhep, trajneri Ukrainës, Shevçenko, eksperimenton në formacion duke lënë hapësirë dhe për djem të rinj si 18-vjecari Shaparenko, që e ka fare të lehtë të manovrojë me topin midis kuqezinjve. Nga ana tjetër, Panuçi nuk di çfarë të bëjë më.

Zëvendësime të dëshpëruara me Cikalleshin dhe Balajn që zunë vendin e Manajt dhe Roshit, por dhe ata vetëm sa enden nëpër fushë. Në minutën e 83-të, është Berisha që shpëton kuqezinjtë nga goli i katërt, gol që nuk do të vonojë. Por fillimisht është Emanuele Ndoji që ngushton diferencën në minutën e 89-të, duke mposhtur portierin Lunin. Dhe pa kaluar 1 minutë lojë, sërish mbrojtja kuqezi tregon cenin e saj me Konopliankën që e ka farë të lehtë të shënojë golin e dytë personal dhe të katërtin në këtë ndeshje për Ukrainën.

Mbyllet kështu me një tjetër humbje të thellë edhe miqësorja e dytë e Kombëtares shqiptare të futbollit, e fundit përpara nisjes së Ligës së Kombeve në shtator. Ndoshta një dush i ftohtë në këtë fillim vape do t’u bënte mirë të gjithëve, përfshirë trajnerin Panuçi, për të rikthyer sërish dëshirën tek kuqezinjtë. Sepse më keq nuk ka ku të shkojë.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh