(Video) Kombëtarja / Reja shpjegon zgjedhjet, arsyeton “mungesat” kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 21/03/2021 18:40

ASNN – Në kuadër të grupit të tyre në Eliminatoret e Botërorit 2022, kuqezinjtë e futbollit do të luajnë në fushë të huaj ndaj Andorrës, më 25 mars, ndërsa më 28 mars, përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos, sërish në fushë huaj. Duke shpjeguar zgjedhjet e tij, trajneri italian ka folur për risitë e tij në këtë grumbullim të parë për vitin 2021, teksa shpreson që lojtarët të vijnë në gjendje optimale në këto sfida. “Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit”, – ka thënë italiani nëpërmjet një videomesazhi të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli, – ka vijuar ai. – Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares së të rriturve, në mënyrë që të nisë të përshtatet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve dhe gjithashtu Kamberi.”

“Të cilin, për arsye të ndryshme, në fillim prej Covid-19 dhe më pas për shkak të kufizimeve në mbarë Evropën, me klubet që i pengonin lojtarët të grumbulloheshin me kombëtaret, nuk e kemi patur në dispozicion më parë, por mendoj se ka ardhur momenti i duhur dhe tani më në fund mund ta shohim në aksion me ne, – ka theksuar 75-vjeçari. – Në Skoci ka bërë disa ndeshje të shkëlqyera, kështu që është edhe në parametra të mirë fizikë. Është rikthyer pas disa kohësh, Ajeti, i cili po luan mjaft mirë vazhdimisht si titullar me klubin në Itali dhe është në kushte optimale. Vjen për të zëvendësuar Dermakun, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi.

“Por ka luajtur vetëm 5 minuta javën e kaluar dhe nuk është ende në gjendjen e duhur fizike, – ka thënë Reja. – Sigurisht është i mirëpritur në të ardhmen. Pra, do të shohim Ajetin, i cili është në formë. Pjesën tjetër i njihni pak a shumë të gjithë, këto janë pak a shumë prurjet e reja.” Po a ka trajneri kuqezi ndonjë peng për pjesën e listës, për ndonjë lojtar që nuk e ka ftuar apo ndonjë tjetër që nuk mundi të ishte i pranishëm? “Sigurisht, më vjen shumë keq, sepse ne kemi një listë me 28 lojtarë dhe më është dashur të lë jashtë lojtarë si Bekim Balaj në veçanti, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, por më duhet të krijoj hapësira për lojtarë më të rinj”, – përgjigjet Reja.

“Për shembull Uzuni po paraqitet mirë, po ashtu Kamberi, Manaj, Broja, i cili ka bërë paraqitje të mira me ne dhe me klubin në Holandë dhe duhet t’u krijoj hapësira të gjithëve, – ka theksuar ai. – Natyrisht, lojtarët e lënë jashtë nuk janë braktisur, thjesht për këtë cikël ndeshjesh janë lënë jashtë, por janë pjesë e grupit të madh prej 38 lojtarësh që ne kemi. Do të duhej t’i grumbulloja të gjithë, por është e pamundur. Tani do të nis të shoh këta të rinj në mënyrë që t’i përfshij gradualisht nëse do të kemi mundësi ta bëjmë këtë. Edhe Balajn, të cilën nuk e kemi marrë për këto ndeshje, e kemi në plane dhe do ta ftojmë sërish në ndeshjet e tjera.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh