(Video) Kombëtarja / Reja: Ndaj Izraelit dhe Islandës, dy ndeshje vendimtare!

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2022 16:05

ASNN – Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja ka dalë këtë të shtunë në një konferencë zyrtare për media ku ka komentuar listën e 24 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit më 24 shtator në fushë të huaj e 3 ditë më vonë ndaj Islandës në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Veterani italian theksoi se këto dy ndeshje janë vendimtare për fatin e Shqipërisë në këtë grup të Ligës së Kombeve, teksa ekipi është ende në lojë për vendin e parë.

Mungesat e Gjimshitit dhe Kumbullës janë shumë të rëndësiishme, por stafi do të bëjë llogaritë me lojtarët e grumbulluar, të cilët kanë vlerat e tyre. Trajneri Reja foli edhe për dëmtimin e Endri Çekiçit, si edhe gjendjen e Keidi Bares, ndërsa tregoi se pse nuk është grumbulluar Erion Hoxhallari.

 

– Vështirësi për të përpiluar listën e lojtarëve me kaq mungesa?

– Nuk janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por janë dy ndeshje shumë vendimtare për fatin tonë në këtë grup të Ligës së Kombeve. Duhet të bëjmë llogaritë me këtë grup lojtarësh që kemi tani. Nuk duhet të qahem, duhet të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi në dispozicion. Mungesat që kemi, janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por edhe lojtarët e tjerë që kemi në skuadër janë lojtarë që kanë vlerat e tyre dhe ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë të bëjmë mirë dhe të marrim rezultat të mirë. Besojmë që në këto ndeshje mund të marrim maksimumin, do të jetë e vështirë, por ne do të besojmë deri në fund.

 

– Mungesa e Gjimshitit dhe Kumbullës dhe si është gjendja e Çekiçit?

– Sa i përket Çekiçit, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm, sidomos stafi mjekësor. Kemi folur me të dhe ai do të paraqitet në grumbullim. Këtu ai do të bëjë analizat përkatëse për të parë nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares. E njëjta gjë edhe për Baren, i cili ka qëndruar jashtë fushës për një kohë të gjatë, është rikthyer dhe duhet parë edhe gjendja e tij shëndetësore. Edhe ai do të jetë me ekipin dhe do ta shikojmë nga afër. Duke qenë se kemi një javë kohë, edhe nëse kemi ndonjë problem fizik ne do të mund t’i rikuperojmë edhe ata lojtarë. Jemi në emergjencë, mungojnë lojtarë si Kumbulla dhe Gjimshiti dhe më vjen keq sepse e njëjta gjë na ka ndodhur edhe me ndeshjen ndaj Polonisë dhe duket sikur në çastet vendimtare tonat ne goditemi nga mungesat. Por shpresoj që në këto dy ndeshje të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion.

 

– Pse mungon Hoxhallari në listë?

– Jam i detyruar të bëj zgjedhjet që na përshtaten për momentin. Ju përmendët Hoxhallarin, që është një lojtar që luan kryesisht në krah të majtë, ndërkohë që ne kemi probleme aktualisht në qendër të mbrojtjes. Përtej mungesës së Gjimshtit dhe Kumbullës, kemi lojtarë si Mihaj, Veseli dhe Ajeti, i cili edhe pse po luan në Serinë C po luan rregullisht dhe është në formë të mirë. Skëtu kemi probleme kryesore. Hoxhallari është një lojtar që unë e konsideroj, por e shoh si lojtar më të vlefshëm në krahun e majtë ku nuk kemi probleme për momentin. E kam ndjekur, është edhe në listën e pritjes dhe nëse nuk kemi mungesa këto ditë, do të mbështetemi te lista e pritjes për të marrë lojtarë të tjerë me vete. Nuk dua të marr shumë lojtarë, pëlqej të marr 23-24 pasi nëse marr më shumë, ndonjë prej tyre është i detyruar të përfundojë edhe në tribunë dhe kjo nuk më pëlqen, pasi edhe ata mërziten. Ky është grupi. Dua të mbështetem te lojtarët që njoh mirë dhe nuk më pëlqen të bëj eksperimente në momente të caktuara sidomos përpara këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh