(Video) Kombëtarja / Reja: Kjo skuadër tani beson, por s’duhet “të fluturojmë”

Share Button

AlbanianSport.com 09/10/2021 23:25

ASNN – Ka festuar me stafin e tij pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor në Budapest, duke vijuar të përgëzojë edhe lojtarët, por, më pas, është qetësuar dhe ka reflektuar mbi fitoren ndaj Hungarisë, duke kërkuar që të largojë euforinë dhe ta mbajë skuadrën me këmbët në tokë. Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, deklaroi pas sfidës se ishte i kënaqur për fitoren, por jo deri në fund me lojën. Ai deklaroi se ekipi tashmë kishte krijuar një identitet edhe më sulmues se më parë.

“Ne jemi munduar që të bëjmë lojë agresive që në gjysmën e pjesës së parë, – ka thënë ai. – Duhej të konkretizonim në pjesën e parë, ndoshta teknikisht nuk ishim aq të zot, prisja më shumë por është e vështirë të luash ndaj një skuadre të atij niveli se janë të fortë. Ishim në pjesën e dytë më mirë, ndonjë rast që u shfaq, doli ndonjë kundërsulm. Ne jemi të lumtur se të fitosh këtu nuk është e lehtë, jemi aty, do të luajmë shanset që kemi dhe të shoshim nëse e arrijmë ëndrrën tonë. Jam i kënaqur nga të gjithë se desha lojtarë ku një të ishte më i aftë teknikisht për të mbajtur topin.”

“Pastaj bëhen llogaritë në bazë të kundërshtarit, desha përpara lojtarë që bëjnë “presing”, – ka vijuar veterani italian. – Çikalleshi bën trysni, dhe Uzuni gjithashtu. Ia dolëm shpesh të merrnim topin e kundërsulmonim. Jo gjithmonë, por bëmë në ndeshjen dhe ia dolëm. Ky ekip ka ndryshuar mentalitetin, zakonisht ishim më të tërhequr, ndërsa tani më sulmues. Sot kishim 3 raste për gol e duhej të konkretizonim më parë e të vuanim më pak deri në fund. Kjo skuadër tani fillon të besojë, e bindur te mundësitë që ka, e bindur se mund të qëndrojmë në këtë nivel.”

“Por nuk duhet të na marrë koka erë, të punojmë, bëjmë sakrifica dhe me grupin ecet para, – ka këmbëngulur trajneri kuqezi. – Me Poloninë dhe Anglinë do të jetë e vështirë, por e njëjta gjë edhe për ta, sepse jemi një skuadër me konkretizim në lojën që bëjmë. Ne mund të humbasim ndeshje me Poloninë e Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta se jemi skuadër që ka konkretizim në lojën që ka, kemi mënyrë të luajturi. Jemi gati të plotësojmë edhe disa mangësi taktike kur ndodhin e përballojmë skuadra të forta. Kjo është skuadër që ka marrë pjekuri të mirë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh