(Video) Kombëtarja / Reja: Gjeorgjia, një kundërshtar ndryshe, por i vështirë

Share Button

AlbanianSport.com 28/03/2022 17:10

ASNN – Në prag të sfidës së të martës me Gjeorgjinë, trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku kanë folur në lidhje me këtë miqësore dhe përgatitjet e skuadrës. Trajneri Reja theksoi se i kanë studiuar cilësitë e kundërshtarit të radhës. Ai thekson se Gjeorgjia nuk duhet nënvlerësuar, teksa foli edhe për lojtarët që mund të hedhë në fushë pasditen e nesërme. “Sigurisht që Gjeorgjia është një kundërshtar krejt ndryshe, por kemi parasysh që është një skuadër që mbrohet mirë, vrapon shumë dhe është e rrezikshme në kundërsulm”, – ka deklaruar Reja fillimisht.

“E rëndësishme për ne është që të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve që kemi dhe të marrim maksimumin nga ata, – ka vijuar italiani i stolit kuqezi. – Është shumë e rëndësishme që të bëjmë një ndeshje teknikisht perfekte, të jemi shumë të përqëndruar në fushë, të bëjmë sa më pak gabime dhe të shfrytëzojmë sa më shumë raste dhe hapësirat që mund të na lërë Gjeorgjia në momente të ndryshme të lojës. Djemtë tashmë e dinë dhe janë të qartë për mënyrën se si duhet ta interpretojnë këtë ndeshje dhe se si duhet të luajnë. Sidoqoftë, Spanja është i  vetmi ekip në botë që ka këtë filozofi loje, një ekip që mund ta prekë topin për 50 herë dhe ti nuk e sheh fare.”

“Gjeorgjia është ndryshe nga Spanja, por nuk është aspak një rival më i dobët, – ka këmbëngulur 76-vjeçari. – Është një ekip i mirë dhe duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshmë. Gjeorgjia ka pikat e forta dhe të dobëta por për ne është e rëndësishme që të shfrytëzojmë çdo moment dhe të finalizojmë sa më mirë momentet që na paraqiten.” Po a ka ai frikë për nënvlerësimin që mund t’i bëhet Gjeorgjisë? “Ne e kemi diskutuar shumë këtë pjesë me djemtë e skuadrës dhe nuk ka pasur në asnjë moment, në të gjitha ndeshjet e luajtura asnjë nënvlerësim, madje më kujtohet ndeshja ndaj Andorrës, ku ne kemi barazuar 2-2”, – ka theksuar Reja.

“Mendoj që ne e nënvlerësuam dhe bëmë gabim. Që atëherë, para se të nis grumbullimin, flas gjithmonë me djemtë dhe e nënvizoj shumë këtë aspekt, që nuk duhet të nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Nuk duhet të kemi ulje të vigjilencës apo tensionit. Për mua miqësoret janë si ndeshje zyrtare, janë po aq të rëndëishme. Shoh te djemtë një motivacion shumë të madh dhe nuk kam aspak frikë në këtë aspekt. Jam i kënaqur me lojën dhe besoj se do të shikoni një ndeshje shumë të mirë nga ana e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh