AlbanianSport.com 02.09.2017 21:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Lihtenshtejnin me dy gola në pjesën e dytë, por trajneri kuqezi, Kristian Panuçi, e ka pohuar se skuadra e tij ka vuajtur për këtë fitore. Për këtë arsye, Panuçi kërkon edhe ndryshimin e stilit të lojës, ndërsa 44-vjeçari e ka hedhur tanimë vështrimin drejt sfidës me Maqedoninë.
Ka folur pak, por është i kënaqur që skuadra e tij ka bërë detyrën dhe ka marrë fitoren. Megjithatë, trajneri Kristian Panuçi e ka pohuar se skuadra e tij ka vuajtur për këtë fitore. Për këtë arsye, Panuçi kërkon edhe ndryshimin e stilit të lojës. Italiani e ka hedhur tanimë vështrimin drejt sfidës me Maqedoninë.
Madje trajneri kuqezi ka rrëfyer edhe një detaj interesant duke folur për Televizionin Shqiptar, duke tradhëtuar Italinë e tij në favor të një sfide tjetër. Shqipëria tanimë është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, pas 4 fitoreve dhe 3 humbjeve në 7 ndeshjet e deritanishme në grupin G.