(Video) Kombëtarja / Panuçi shpall listën e kuqezinjve ndaj Turqisë & Andorrës

Share Button

AlbanianSport.com 14/03/2019 12:15

ASNN – Trajneri shmang risitë, u beson emrave të konfirmuar për dy eliminatoret e para. Shqipëria përballet në 10-ditëshin e fundit të marsit me Turqinë dhe me Andorrën, në dy sfidat e para eliminatore të Evropianit të 2020-ës. Dhe të enjten, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka shpallur listën e 23 futbollistëve të cilëve ai  do t’u besojë për këto dy sfidat.

Sikundër pritej, trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka shpallur të enjten listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2020-ës, përkatësisht ndaj Turqisë, më 22 mars 2019 në “Loro Boriçi” dhe ndaj Andorrës, më 25 mars 2019 në “Estadi Nacional”. Në listën e 23 lojtarëve që trajneri italian i kuqezinjve ka shpallur për këtë ndeshje, bie në sy fakti se ai ka zgjedhur t’u besojë emrave të konfirmuar të Kombëtares, edhe pse ata nuk kanë qenë në parametra optimalë me klubet e tyre gjatë këtij sezoni.

Në krahun tjetër, 45-vjeçari ka lënë jashtë Ermir Lenjanin, Jahmir Hykën dhe Sokol Cikalleshin, si dhe disa të rinj premtues, siç është rasti i talentit të dalë nga shkolla e Juventusit, Françesko Tahirajt, i cili ka spikatur këtë sezon si shënues në kampionatin slloven, duke u zhvendosur në janar tek Hajduku i Splitit në Kroaci. I vetmi emër i ri është futbollisti që luan në Kroaci, Kristi Qose. Trajneri Panuçi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp ditën e diel, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së.

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë po të dielën në Durrës, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë atje në orën 15:00. Ndërkohë, sipas programit mediatik për ekipin kombëtar, për tre ditë me radhë, të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13.30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar, teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar dhe kapitenin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh