(Video) Kombëtarja / Panuçi nuk “tutet”: Ky grup që kam thirrur po luan!

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2019 15:00

ASNN – Të dielën, në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur interesimit të mediave për dy ndeshjet e para eliminatore për Euro 2020. Ndeshja e parë është ajo ndaj Turqisë më 22 mars 2019, e cila do të zhvillohet në Stadiumin “Loro Boriçi” dhe më pas vizita në Andorrë, më 25 mars 2019, e cila zhvillohet në “Estadi Nacional” në orën 20:45. Në fjalën e tij Panucci ndër të të tjera theksoi: “Në sjellje nuk do ndryshojmë shumë, do mbetet e njëjta mënyrë lojë si me Uellsin”.

“Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe besoj se do të ndryshojë diçka që nga ndeshja miqësore që kemi luajtur me Turqinë, – ka vijuar ai. – Mund të luajmë 4-3-3, 3-5-2, do ta shohim. Jam i gëzuar për lojtarët e rikthyer. Cikalleshi ishte në formë, por u dëmtua. Edhe Ndoj është i dëmtuar, ashtu si dhe Binaku që ka një problem muskulor, por do ta vlerësojmë në orët në vazhdim. Ajeti dhe Abrashi janë rikuperuar. Grezda fatmirësisht luajti dje. Do shohim sa do luajë. Vjen edhe Kristi Qose të cilin e kam ndjekur gjithë dimrin. Pjesa tjetër janë të njëjtët.”

“Mënyra sesi luajtëm me Uellsin është një ide, ku presim disi, – ka theksuar italiani. – Kjo nuk do të thotë që vetëm do të mbrojmë. Kam gabuar duke luajtur me një skuadër të hapur, sepse duke luajtur futboll total kemi probleme mbrapa. Ky grup që kam thirrur po luan. Këto janë zgjedhjet tona. Grezda nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por është i rëndësishëm për ne. Nuk mund të luajë ende 90 minuta. Do e shohim gjatë javës. Kaçe po luan rregullisht dhe e kam thirrur. Më parë nuk ka luajtur. Nga ky grup ka lojtarë që luajnë mjaftueshëm.”

“Turqia është skuadër e fortë dhe me cilësi, – ka pohuar më tej italiani i stolit kuqezi, duke folur për kundërshtarin e 22 marsit. – Kanë ndryshuar trajner nga hera e fundit, janë më të fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë për t’i mundur, por kam shumë besim te djemtë e mi. Presioni? Kur ka presion të bëhet mirë. Kur luhet në Kombëtare është e rëndësishme. Katër ekipe të grupit tonë kanë qenë në Francë 2016. Ka presion, pasi ka presion për të shkuar në Evropian. Duhet të jesh krenar të luash me kombëtaren. Falë kombëtares, bën edhe kontrata të mëdha.”

“Mirënjohja nuk duhet humbur asnjëherë. Unë për Shqipërinë kam mirënjohje dhe dua që këtë ta ndjejnë edhe lojtarët. Shpresojmë që të jenë të karikiuar”, – përfundoi fjalën e tij trajneri i kombëtares.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh