(Video) Kombëtarja / Panuçi: Liga e Kombeve nuk është njësi matëse, nuk dorëhiqem

Share Button

AlbanianSport.com 19/11/2018 15:55

ASNN – Ka qenë një konferencë e tensionuar për shtyp ajo e Kristian Panuçit të hënën, dhe trajneri e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, pavarsisht dështimin në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria e mbylli në vendin e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve në futboll. Ai pohoi në konferencën për shtyp para miqësores së tij me Uellsin se ka gabuar më idetë e tij për ta çuar drejt suksesit me një lojë sulmuese dhe italiani thekson se duhet të bëjë diçka ndryshe, për të provuar kualifikimin në Eliminatoret e Evropianit të 2020-ës.

 

– Si është raporti me Dukën, keni diskutuar për të ardhmen? Do të jetë ndeshja juaj e fundit?

– Pyetjen duhet t’ia bëni Dukës, jo mua. Unë jam trajner dhe punoj me shumë qetësi, duke u përpjekur të ruaj ekuilibrat. Janë shumë të vërteta që nuk thuhen, unë duhet të zgjidh problemet e ekipit, kjo është detyra ime.

 

– Si mund të dilet nga kjo situatë?

– Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Evropian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Evropianin. Duke qenë se jam unë përgjegjësi për këtë situatë, sepse u përpoqa të sjell një ide për futbollin, për Ligën e Kombeve, duke qenë se njerëzit janë arrogantë, nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën dhe t’i jap kondicionin e duhur fizik. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtrarët.

 

– Çfarë duhet të ndryshojë te Shqipëria?

– Duhet një krenari e madhe, të jemi seriozë. Kur dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, vuaj shumë. Punën provoj ta bëj me shumë seriozitet. E pranoj që kam gabuar me idenë e futbollit që do të sillja. Do të ndryshojmë dhe shpresoj të jetë rruga e duhur.

 

– Ndoshta keni qenë euforik kur e morët drejtimin e Shqipërisë, pra për atë që premtuat?

– Ideja që kisha unë nuk solli efikasitet, u pa deri në ndeshjen me Norvegjinë, ku na munguan shumë lojtarë. Nëse do t’i stërvitja çdo ditë djemtë do të ishte ndryshe. Pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve kanë rënë nga kategoria, por nuk kam menduar se do të heqin trajnerin. Ndërrimi i trajnerit për mua është i fundit.

 

– A mendoni se gabuat dhe a do keni kohë që të punoni si dëshironi?

– Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin Duka, unë kam kontratë deri në 2019. Duke qenë se kam shumë respekt për veten dhe atë që më paguan, unë vuaj shumë. Jam shumë i kënaqur me punën time. Nuk mund të nis të qaj për këto rezultate, duhet të shoh përpara. Jam i lumtur që jam këtu.

 

– Nëse do të ishit ju në vend të Dukës, çfarë do të bënit me Panuçin?

– Për Dukën, nuk di ç’të them, nuk përgjigjem dot në vend të tij. Megjithatë, nuk e përmendni fare që kundër Ukrainës e Kosovës mungonin 14 lojtarë. Nuk dua të gjej justifikime, por më thoni një kombëtare që funksionon pa gjysmën e skuadrës. Shihni Italinë, për shembull, sa po vuan.

 

– Duhet një fitore ndaj Uellsit, çfarë do ndryshojmë që nesër?

– Kemi 16 lojtarë dhe do të mundohemi të hedhim në fushë lojtarët në gjendje të mirë, por nuk ka hapësira për ndryshime të mëdha. Kthehen Hysaj e Basha, por kemi disa lojtarë të dëmtuar.

 

– Kur keni folur me skuadrën, çfarë keni biseduar në lidhje me të ardhmen?

– Takimet tona janë takime private, flasim shumë. Jemi në të njëjtën varkë dhe në këtë moment varka është në det të trazuar, duhet ta kthejmë në ujëra të qeta.

 

– Zhgënjimi më i madh deri tani?

– Çdo humbje më zhgënjen, zhgënjim i madh është që nuk fituam grupin në Ligën e Kombeve.

 

– Keni folur me presidentin?

– Jo nuk kam folur akoma me presidentin.

 

– Keni një plan B, nëse nuk dëmtohen lojtarët?

– Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 10 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Ky është një problem për mua. Ideja për një futboll sulmues ka qenë e gabuar.

 

– E keni telefonuar mbrojtësin që aktivizohet në Argjentinë, Tomas Guidaran?

– E di kush është, e kam parë, por nuk e kam telefonuar kurrë.

 

– Nuk shohim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar…

– Kam thirrur Gavazajn, Gurin, Lilajn, Abazajn. Nëse nuk luajnë në klubet e tyre nuk kam si i thërras. Gavazaj dhe Lilaj ishin te Skënderbeu, Guri te Kukësi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh