(Video) Kombëtarja / Panuçi: Ndaj Ukrainës, me dëshirën dhe për krenarinë

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2018 22:10

ASNN – “Kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës, por jam i bindur që ndaj Ukrainës do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë”. Kështu ka deklaruar të shtunën trajneri i Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi.  Ndeshja Ukrainë-Shqipëri do të zhvillohet të dielën, në Evian të Francës, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 16:00. Kështu, të dielën, Shqipëria përballet në miqësoren e dytë brenda 5 ditëve dhe këtë radhë përballë kuqezinjve do të jetë Ukraina.

Duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Panuçi bëri thirrje që humbja me Kosovën të harrohet sa më shpejt. “Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës, – ka thënë ai. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime. Nuk ka ndeshje të vështira apo të thjeshta. Në futboll ndodh që të përjetosh një “Black Out” dhe këtë përjetuam edhe ne me Kosovën.”

“I kam parë në sy lojtarët e mi dhe jam i bindur që me Kosovën nuk ishin ata që unë njoh, – ka shtuar italiani. – Të gjithë ishin të mërzitur për paraqitjen dhe në të tilla raste, duhet ulur koka për të punuar dhe për të reaguar.” Trajneri ka theksuar se në miqësoren e së dielës, priten ndryshime. “Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë, – ka thënë Panuçi. – Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka. Mungesa e tifozërisë natyrisht që është një element për t’u marrë në konsideratë.”

“Por, nesër ne duhet të përqendrohemi në fushë, – ka vijuar ai. – Duhet të tregojmë se nuk jemi ata që luajtën ndaj Kosovës dhe kemi shumë motive për të bërë mirë. Natyrisht që nuk do të ketë shumë në stadium, do të jenë të shumtë para televizorit dhe duhet të bëjmë mirë.” Ndërsa portieri Etrit Berisha, i pranishëm në konferencë krahas Panuçit, ka kërkuar nga lojtarët e rinj që të marrin më tepër përgjegjësi. Ndeshja Ukrainë-Shqipëri do të zhvillohet të dielën, në Evian të Francës, dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 16:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh