(Video) Kombëtarja / Lila: Duhet të kemi shpirt luftarak, ndaj Skocisë duhet 200%

Share Button

AlbanianSport.com 13/11/2018 23:55

ASNN – Kombëtarja kuqezi ka nisur tanimë përgatitjet me ngarkesë të plotë për duelin e 17 nëntorit me Skocinë në Shkodër, por edhe për miqësoren e 3 ditë më pas në Elbasan me Uellsin. Sot në konferencën e përditshme për shtyp kanë dalë futbollistët kuqezi, Andi Lila dhe Berat Gjimshiti. Mesfushori me tipare mbrojtëse, Lila, komentoi zhvillimet në Kombëtare, objektivat për dy ndeshjet e radhës ndaj Skocisë dhe Uellsit dhe mundësinë e aktivizimit në këto takime.

Lila pranoi se Kombëtarja e ka të vështirë të marrë rezultate maksimale pasi është në një fazë ripërtëritje ku brezi do kohën e vet të piqet. Dhe për këtë ai mori shembull pikërisht Eliminatoret e Evropianit të Francës në vitin 2016. “Pjesa e Evropianit ishte diçka që e kaluam me sukses, – shpreh Lila në konferencën e sotme për shtyp, – kjo është eliminatore tjetër për Evropian dhe ne do të bëjmë maksimumin ashtu siç kemi bërë deri tani edhe pse kanë munguar rezultatet.”

“Kush ka luajtur ka dhënë 100% dhe shpresoj të bëjmë më të mirën edhe këtë ndeshje e të shohim shanset tona, – vijoi kavajasi. – Shkuam në Evropian dhe ndërruam nivel, por për ne nuk ka skuadra të lehta e të forta. Duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të japim 200%. Vetëm kështu shkojmë larg. Ne nuk kemi problem asnjë kundërshtar por nëse tregojmë vlerat tona nuk ka probleme. Nëse futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë ka probleme. Duhet të jemi skuadra rivale siç kemi treguar në shumë ndeshje.”

Më tej Lila foli për pozicionin që do të mbulojë në fushë nëse trajneri vendos ta aktivizojë titullar. “Vendosjet në fushë i bën trajneri dhe kam vite në Greqi që nuk luaj mbrojtës i majtë, por për Kombëtaren nuk ka asnjë problem, – ka thënë ai. – I di trajneri gjërat më mirë. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në fushë, por për mua ka rëndësi të fitojë skuadra. Me grintën time, dua të bëj më të mirën për minutat dhe kohën që mund të më jepet”, tha Lila.”

“Ekipi është në fazë të ndërrimit të gjeneratave dhe do kohën e vet, – shtoi mesfushori kuqezi në përfundim, – por në ndeshjet e fundit kemi bërë ndeshje shumë të mira. Në Izrael na mungoi fati, por jemi në rrugën e duhur dhe do të jemi për të arritur objektivin madhor.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh