AlbanianSport.com 05/09/2019 20:50
ASNN – Kuqezinjtë zhvendosen në Paris, zhvilluan të enjten seancën e parë stërvitore në Francë për ndeshjen. Shqipëria ndeshet më 7 shtator me Francën dhe të enjten paradite, delegacioni kuqezi është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Parisit, atje ku kanë mbërritur pas afro dy orësh. Ekipi është akomoduar menjëherë në hotel, ku kanë drekuar përpara se të drejtohen për në fushën stërvitore, aty ku kanë kryer stërvitjen e radhës, që ka nisur në orën 18:30.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Francë të enjten, duke vijuar të zhvillojë edhe një seancë të plotë stërvitore. Të mërkurën pasdite, Kombëtarja u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve “shqiptare”, teksa ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Durrës, përpara se të niset për në Francë, ku e veçanta është se kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore atje. Seanca stërvitore e fundit në tokën mëmë ka qenë në kuadër të programit të hartuar nga trajneri Reja dhe stafi i tij teknik.
Ndërsa italiani mund t’i gëzohet faktit se të gjithë të grumbulluarit e tij gëzojnë formë të mirë fizike dhe nuk ka dëmtime. Të enjten paradite, në ora 11:15, delegacioni kuqezi është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Parisit, atje ku kanë mbërritur pas afro dy orësh. Ekipi është akomoduar menjëherë në hotel, ku kanë drekuar përpara se të drejtohen për në fushën stërvitore, aty ku kanë kryer stërvitjen e radhës, që ka nisur në orën 18:30.
Kjo ishte seanca e parës stërvitore që Kombëtarja ka zhvilluar në kryeqytetin francez, ndërsa të premten në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Reja, së bashku me kapitenin e skuadrës. Kjo është në kuadër të praktikës normale një ditë përpara ndeshjes me Francën, në Stadiumin “Saint Denis”, aty ku kuqezinjtë do të vijojnë, duke nisur nga ora 19:30, do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në fushën ku do të zhvillohet ndeshja e 7 shtatorit.
Në prag të këtyre dy sfidave eliminatore, Shqipëria mban vendin e 3-të në grupin H, me 6 pikë, 3 më pak sesa 3 bashkëkryesueset e grupit, Franca, Turqia dhe Islanda. Sikundër të gjitha ndeshjet e Kombëtares, edhe përballja e 7 shtatorit, që do të luhet në Stadiumin “Saint Denis” të Parisit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.