(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë rikthehen në stërvitje, ka disa pikëpyetje

Share Button

AlbanianSport.com 06/09/2021 19:10

ASNN – Kuqezinjtë nisin përgatitjet për San Marinon, ka pikëpyetje për disa lojtarë. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të hënë një seancë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj San Marinos. Lojtarët që u aktivizuan si titullarë në ndeshjen ndaj Hungarisë të dielën mbrëma zhvilluan vetëm një seancë të reduktuar dhe pa ngarkesa fizike.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit bëri një seancë të plotë nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se disa lojtarë që kanë probleme fizike pas duelit me Hungarinë i janë nënshtruar testeve dhe pritet përgjigja e stafit mjekësor për të konkluduar nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Për Sokol Cikalleshin, i cili nuk u aktivizua ndaj hungarezëve për shkak të një dëmtimi në gju, do të vendoset nesër në mëngjes nëse do të mund të luajë ndaj San Marinos ose jo. Sulmuesi ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Dëmtime të vogla kanë pësuar edhe Lorenc Trashi, Nedim Bajrami e Bekim Balaj, por që të tre parashikohet të jenë gati për lojë sipas stafit mjekësor kuqezi.

Amir Abrashi do të mungojë ndaj San Marinos për shkak se ka pësuar një tërheqje dhe ka nevojë për një pushim për t’u rikuperuar. Në sfidën e të mërkurës do të mungojë edhe mesfushori Klaus Gjasula, i skualifikuar pas kartonit të marrë ndaj Hungarisë. Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj San Marinos sfidën e tretë të shtatorit në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në ora 20:45.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh