AlbanianSport.com 15/11/2022 17:25
ASNN – Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur ditën e martë përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Italisë, me listën kuqezi që ka pasur ndryshime për shkak të dëmtimit të sulmuesit Kristal Abazaj, i cili nuk ja ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e nesërme, por as për atë të së shtunës ndaj Armenisë në Stadiumin “Arena Kombëtare”.
Abazaj ka shfaqur probleme fizike dhe u është nënshtruar analizave të detajuara nga stafi mjekësor i Kombëtares. Nga vlerësimi që është bërë ka rezultuar se rikuperimi i tij ishte i pamundur duke pamundësuar pjesëmarrjen e tij në ndeshje.
Skuadra ndërkohë ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore me trajnerin Reja që ka provuar formacionin për ndeshjen e nesërme, me Shqipërinë që do të zbresë në orën 20:45 në fushën e blertë të Stadiumin “Arena Kombëtare” të tejmbushur, duke parë që tashmë janë shitur të 22 mijë biletat e kësaj ndeshjeje.