AlbanianSport.com 14.06.2016 14:50
ASNN – Në orën 11:00, Kombëtarja është nisur drejt Marsejës për takimin e së mërkurës në mbrëmje, atë kundër përfaqësueses vendase, Francës. Në vijim, kuqezinjtë do të akomodohem në Marsejë dhe pritet të zhvillojnë në mbrëmje edhe seancën e fundit stërvitore, në stadiumin “Velodrom”, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e vlefshme për grupin A.
Kombëtarja shqiptare u ka dhënë mbrëmë fund përgatitjeve në kampingun kuqezi në Përrò Gire, me seancën stërvitore të së hënës në mbrëmje dhe konferencën për shtyp. Sipas axhendës, të martën, në orën 11:00 skuadra është nisur drejt Marsejës për takimin e së mërkurës në mbrëmje, atë kundër përfaqësueses vendase, Francës. Në vijim, Kombëtarja kuqezi do të akomodohet në Marsejë dhe pritet të zhvillojë në mbrëmje edhe seancën e fundit stërvitore, në stadiumin “Velodrom”.
Në këtë stadium do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë e vlefshme për grupin A. Interesant ishte fakti se, midis seancave stërvitore, është zhvilluar dje një ndeshje miqësore midis dy skuadrave të përziera, të përbërë anëtarëve të stafit teknik, të drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, dhe zyrtarët të Federatës Shqiptare të Futbollit, të drejtuar nga presidenti Armand Duka dhe zëvendëspresidenti Lutfi Nuri.
Në përfundim, këtë miqësore interesante e fitoi, natyrisht, ekipi i presidentit Duka, i cili edhe shënoi gola…