(Video) Kombëtarja kuqezi, një formacion me shumë dilema për Panuçin

Share Button

AlbanianSport.com 31.08.2017 21:20

ASNN – Sulmi, por edhe repartet e tjera të lojës paraqisin ende shumë dilema për trajnerin e Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi, i cili përgatitet të debutojë në stolin e Shqipërisë për ndeshjen e së shtunës me  Lihtenshtejnin. Kjo përballje, që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në një transmetim maratonë.

Kombëtarja kuqezi ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me  Lihtenshtejnin dhe, teksa kanë mbetur më pak se 48 orë deri në përballjen që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, dilemat janë shtuar sa i përkeq formacionit kuqezi. Natyrisht, dilema më e madhe është sulmi, ku trajneri Kristian Panuçi, ka lënë jashtë, për arsye disiplinore, Sokol Cikalleshin, ndërsa alternativa kryesore, Armando Sadiku, ende nuk është deklaruar i gatshëm për sfidën e së shtunës nga ana e stafit mjekësor.

26-vjeçari mungoi edhe në seancën stërvitore të pasdites së kësaj të enjteje dhe duket se është në garë me kohën, jo vetëm për t’u përmirësuar, por mbi të gjitha për të treguar se është në formë optimale për të luajtur ndaj ekipit që mbyll renditjen në Grupin G të Eliminatoreve të Botërorit 2018. E premtja do të jetë dita që do të vendosë për sulmuesin kuqezi, i cili, në fakt, ka kushtuar gjithçka sa i përket rreshtimit të Kombëtares në fushë.

Në mungesë të Sadikut, alternativë për majën e sulmit janë Llullaku dhe Liridon Latifi. Ndërkaq, edhe nga krahët ka pikëpyetje, pasi Odise Roshi dhe Valon Ahmedi synojnë një fanellë titullari nga e djathta, ndërsa Hyka ka si rival Eros Grezdën në të majtën. Jo vetëm kaq, por trajneri Panuçi ka disa dilema edhe në repartet e tjera, teksa bëhet e qartë se ai do të përballet edhe me ndërrimin e brezave në Kombëtaren kuqezi. Në mbrojtje, për një vend përkrah Mavrajt në qendër, janë në garë Ajeti dhe Gjimshiti ndërsa si një zëvendësues eventual dhe i denjë i kapitenit Agolli vlerësohet i riu Memolla.

Kështu ndodh edhe në mesfushë, ku pritet të jenë titullarë Basha dhe Lila, ndërsa për vendin e mbetur në një skemë sulmuese 4-3-3, Kukeli e Memushaj janë në balotazh për vendin e mbetur. Panuçi u përqendrua sërish në aspektin taktik, duke organizuar një tjetër mini-ndeshje kontrolli brenda grupit, për të përvijuar formacionin titullar, ndonëse ndaj Lihtenshtejnit armiku kryesor mbetet mosnënvlerësimi i kundërshtarit dhe gjetja sa më shpejt e golit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh