(Video) Kombëtarja / Kapiteni Mavraj: Nuk do t’ia falim ndeshjen Francës

Share Button

AlbanianSport.com 06/09/2019 22:30

ASNN – Trajneri kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, dhe kapiteni Mërgim Mavraj, kanë dalë ditën e premten në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes me Moldavinë, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në “Stadë dë Francë”. Kapiteni Mavraj premtoi një ndeshje të luftuar dhe u shpreh se skuadra do kërkojë maksimumin. “E dimë të gjithë që këtu është një fushë shumë e vështirë, pavarësisht mungesave të Francës, që gjithsesi ka shumë futbollistë të një niveli të lartë”, – ka thënë ai.

“Do të jetë shumë e komplikuar, por ne kemi treguar se dimë t’u krijojmë vështirësi çdo lloj kundërshtarëve, – ka vijuar futbollisti kuqezi. – Ne të gjithë e dimë se si mund t’u krijojmë telashe këtyre skuadrash. Duhet të luajmë të fokusuar, me sa më pak gabime dhe me vetëbesim, që të mund t’ua komplikojmë ndeshjen kundërshtarëve. Mbi të gjitha, besoj se jemi gati për të paktën një luftë të fortë sportive. Franca apo Islanda? Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku fitorja vlen 3 pikë për çdonjërën.”

“Natyrisht që Islanda është një kundërshtar i nivelit tonë dhe kemi më shumë shanse, por nuk do të falim ndeshjen ndaj Francës, – ka këmbëngulur 33-vjeçari. – Kemi shumë lojtarë të rinj, që kanë një mundësi të luajnë një ndeshje të madhe dhe do provojmë të bëjmë më të mirën nesër. Ne që jemi këtu, jemi të gjithë në një formë të mirë, ndonëse në javët e para të kampionateve. Kushdo që të zbresë në fushë, në çdonjërin prej takimeve, do të bëjë më të mirën me siguri.”

“Nuk mendoj se duhet të rrimë me mendjen te Islanda, pasi kemi një tjetër ndeshje ku fitorja vlen 3 pikë”, – ka përfunduar kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh