AlbanianSport.com 18/11/2018 15:10
ASNN – Të dielën kanë dalë në konferencën për shtyp dy lojtarët e Kombëtares, Eros Grezda dhe Ardian Ismaili, të cilën kanë pohuar se përfaqësuesja kuqezi është në krizë dhe se duhet dalë sa më shpejt prej saj.
Kombëtarja pësoi një humbje të turpshme të shtunën në Shkodër me Skocinë, por, duke ndjekur konferencën për shtyp të së dielës të lojtarëve kuqezinj, të krijohej përshtypja se asgjë e pazakontë nuk kishte ndodhur.
Megjithatë, si Ardian Ismaili, ashtu edhe Eros Grezda nuk e shmangin dot atë fjalën që të tremb, krizën. Me humbjen e thellë, 4-0, të miqve Shqipëria thuajse ka zbritur në nivelin e 4-t të Ligës së Kombeve, në Ligën D.