AlbanianSport.com 10/10/2021 19:25
ASNN – Pas fitores ndaj Hungarisë foli edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili tha: “Kemi treguar një rritje të madhe si skuadër, si në ndeshjen e pare dhe këtu. Ishte e drejta të fitonim dhe të merrnim pikët, siç ndodhi tani të shohim. Kishim 3 raste të pastra për të shënuar, duhet pak fat.”
“Siç ndodhi me Brojën, që bëri një supergol nga ana tjetër e fushës, duhet të jesh i qetë të mos pësosh, pastaj do ta gjesh golin, – ka vijuar shkodrani i Lacios. – Polonia do të jetë një ndeshje shumë e bukur, ndeshje që mund të fitojmë ose të humbim shumë gjëra.”
“Duhet të jemi të përqendruar dhe jo shumë të entuziazmuar, të kemi mbështetjen e tifozëve dhe të ruajmë gjakftohtësinë”, – ka theksuar mbrojtësi kuqezi, i cili më pas ka rrëfyer edhe episodin e dëmtimit të Gjimshitit. “Dëgjova zhurmën e thashë çfarë ndodhi, më pas erdhi Berati dhe tha “dora dora” dhe e kishte thyer.”
“Me erdhi keq për të, pasi është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren dhe besoj se do të jetë tifozi jonë më i rëndësishëm për ne në sfidën e radhës”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj.