(Video) Kombëtarja / Gjimshiti: Nuk më tremb Levandovski, kemi vetëbesim

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 16:25

ASNN – Kombëtarja shqiptare është grumbulluar që prej ditës së diel në Varshavë, aty ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë vendase, që është edhe ndeshja e 4-t e vlefshme për grupin I të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Ndërkohë që pritet të kompletohet i gjithë grupi, në një konferencë zyrtare për mediat kanë dalë të hënën dy futbollistët kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Klaus Gjasula, të cilët kanë folur për ndeshjen ndaj polakëve, por edhe për dy sfidat e tjera ndaj Hungarisë dhe San Marinos që do të zhvillohen në Shqipëri.

Mbrojtësi i talentuar kuqezi, pjesë e skuadrës së Atalantës në Serinë A në Itali është shprehur se Kombëtarja shqiptare ka bërë hapa pozitivë përpara dhe në Poloni skuadra do të japë maksimumin, pavarësisht emrave të mëdhenj që kanë përballë. Gjithashtu Gjimshiti foli edhe për dy ndeshjet e tjera që do të luhen në Shqipëri ndaj Hungarisë dhe San Marinos, ku tha se ndihet shumë i lumtur që më në fund tifozët do të rikthehen në stadiume. Në aspektin përsonal, mbrojtësi theksoi se kërkon të përmirësohet sa më shumë.

“Ka qenë një sezon shumë i gjatë, sidomos për mua personalisht, – ka thënë fillimisht Gjimshiti. – Kemi pasur shumë ndeshje dhe me klubin dhe me Kombëtaren. Me Shqipërinë kemi bërë hapa përpara, pozitive. Besoj që në këto 3 ndeshje, që janë shumë të rëndësishme për ne, do të shikojmë si do të dalim dhe do të japim maksimumin të marrim sa më shumë pikë. A ka mundësi për të marrë rezultati pozitiv në Poloni? Sigurisht që po, – këmbëngul ai. – Besoj, pasi siç e thashë edhe më sipër, kemi bërë hapa pozitivë.”

“Duhet të kemi respekt, pasi ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë, – ka vijuar 28-vjeçari. – Por duhet të shikojmë veten, si do luajmë ne dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen.” Sa e tremb Gjimshitin një përballje me një futbollist si Robert Levandovski? “Po të shikosh Bajernin e Mynihut, mund të shikosh edhe një Levandovski në super formë, me shumë gola dhe siç e thatë edhe ju, është sulmuesi më i mirë në këtë moment, sigurisht, sipas golave dhe do jetë një duel shumë i bukur dhe do të jap maksimumin tim, – thotë futbollisti i Atalantës.

“Në qoftë se frikësohesh, do të thotë se je gabim në këtë punë, – ka vijuar ai. – Besoj siç e thatë, të gjithë lojtarët kanë marrë përvojën e duhur dhe, kur të luash kundër një kundërshtari të këtij niveli shumë të lartë, besoj që do të rrisë edhe personalitetin dhe vetëbesimin, që rritet me sa më shumë ndeshje që luan dhe sa shumë gjëra merr me vete në karrierën tënde. Besoj që i gjithë ekipi ka një eksperiencë shumë më të mirë seç e ka pasur më herët.” Në fund, mbrojtësi kuqezi ka folur edhe për ndeshjet në shtëpi ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

“Çdo fitore të jep motivim më të madh, – ka theksuar futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti. – Për tifozët jam shumë i lumtur që do të kthehen sepse na kanë munguar. E shoh edhe në Serinë A se është më bukur të luash me tifozë dhe jam i lumtur që janë rikthyer.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh