(Video) Kombëtarja / Dita e 3-të e grumbullimit, me intensitet për dy sfidat

Share Button

AlbanianSport.com 06/10/2021 23:55

ASNN – Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të mërkurë seancën e radhës stërvitore në kampin e saj në Durrës, ku ndodhet që prej ditës së diel, në kuadër të dy sfidave ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë të mërkurën.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se i gjithë grupi, përveç sulmuesit Bekim Balaj, ka qenë dispozicion të trajnerit Reja, me lojtarët që gëzojnë formë të mirë fizike. Balaj nuk është stërvitur ditën e mërkurë me ekipin, pasi ndjen një shqetësim në muskujt e kofshës.

Për rrjedhojë, ai u është nënshtruar  vizitave mjekësore, që do të vendosin nëse shkodrani do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë. Ndërsa mbrojtësi Ardian Ismajli është stërvitur rregullisht me grupin. Kujtojmë se mbrojtësi kuqezi, Erjon Hoxhallari është larguar nga grumbullimi të martën për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ekipi shqiptar do të zhvillojë edhe nesër normalisht stërvitje pasdite sipas programit të paracaktuar, teksa ditën e premte do të niset drejt Hungarisë, ku më 9 tetor 2021 do të luajë ndeshjen e rëndësishme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, atë ndaj përfaqësueses vendëse.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh