AlbanianSport.com 07.11.2016 13:30
ASNN – Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën, më 12 nëntor 2016, kundër Izraelit. Për trajnerin e Shqipërisë, Xhovani De Biazi, përfaqësuesja izraelite është fortë, ka lojtarë me cilësi të larta teknike. “Por ne do të provojmë ta fitojmë këtë sfidë”, – ka thënë trajneri i kuqezinjve në konferencën e sotme për shtyp.
Ndeshja me Izraelin, është e fundit për kombëtaren kuqezi për vitin 2016. Të dyja skuadrat ndodhen përkatësisht në vendin e 3-të e të 4-t, me nga 6 pikë secila, në grupin G eliminator të Botërorit “Rusi 2018”. Në këto kushte, trajneri i kuqezinjve, Xhovani de Biazi ka theksuar se Izraeli është një skuadër e fortë ndaj duhet luajtur me kujdes.
De Biazi ka sqaruar edhe njëherë objektivin në Eliminatoret e këtij Botërori, ku synohet pozicionimi sa më lart në renditjen e grupit. Përsa i përket mospërfshirjes në grumbullim të Ergys Kaçes, që tashmë duket se është kthyer në çështje, dhe Shkëlzen Gashit, që po shkëlqen në SHBA, De Biazi ka thënë se janë zgjedhje të tij teknike.