(Video) Kombëtarja / De Biazi: Nuk shoh arsye për dorëheqje. Xhaka? Bëjmë pa të

Share Button

AlbanianSport.com 25.03.2017 20:45

ASNN – Përkundër asaj që është folur gjatë këtyre 24 orëve të fundit, trajneri Xhovani de Biazi nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Kombëtares kuqezi. Një gjë të tillë ai e ka përsëritur sot në Durrës, duke sqaruar se nuk shikonte ndonje arsye pse duhet ta bënte një gjë të tillë. Sa i përket objektivit të vendit të tretë, De Biazi foli pa doreza. Kështu, trajneri i Kombëtares, Xhovani De Biazi, ka rikonfirmuar në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës se ai nuk po mendonte të largohej nga Kombëtarja shqiptare, por kishte mbetur i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve.

“Jam pak në moshë dhe nuk marr kurrë vendime të nxituara, – ka deklaruar ai. – Reflektoj dhe mendoj. Meqë nuk ka arsye, nuk shoh pse. Mua do të më pëlqente të kuptoja atë se pse pas asaj gjëje të bukur që bëmë të gjithë bashkë, lojtarë, tifozë, në Europian, në të gjithë rrugën, nuk e di pse mbrëmë ndodhi kjo. Sidomos kur unë një ditë më parë thashë se tifozët tanë janë speciale, do i këndojnë dy himnet. U ndjeva shumë keq, mbrëmë përveç rezultatit pata si ndjesi të keqe edhe këtë që nuk e prisja, ishte një plagë e thellë.”

“Se e di që shpirti i tifozëve, sidomos atyre kuqezi, është të jenë gjithmonë me skuadrën dhe jo të bëjnë atë gjë, – ka shtuar italiani me pasaportë shqiptare. – Tani duhet që  çdokush të mbajë përgjegjësitë e tij për fajet”. Ndërkaq, duke folur për çështjen “Xhaka”, trajneri bëri të ditur se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante. “Mund të bëjmë edhe pa të”, – tha ai. Sa i përket objektivit të vendit të tretë, De Biazi foli pa doreza.

“Objektivi ynë është t’i mbyllim sa më mirë këto Eliminatore, – tha ai. – Kemi përpara dy skuadra përbindësh si Spanja dhe Italia që kanë treguar në fushë se janë më të aftë se ne. Ne duhet të mundohemi të luajmë 5 ndeshjet e fundit ashtu siç dimë”. Trajneri i Kombëtares është pyetur nëse miqësorja me Bosnjë-Hercegovinën do të shërbejë për të konsoliduar formacionin apo për të provuar të rinj. “Të shohim, të bëjmë një herë kontrollin e lojtarëve, si janë, si rikuperojnë pas ndeshjes, – theksoi 60-vjeçari. – Pastaj do të hedhim në fushë skuadrën më të mirë për të bërë rezultat.”

“Pastaj të shohim nëse gjate ndeshjes mund të hedhim në fushë ndonjë djalosh për ta provuar e testuar. Për të kuptuar programet e të ardhmes të kombëtares”, – ka përfunduar trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh