(Video) Kombëtarja / Cikalleshi: Anglia, një ndeshje për t’u luajtur

Share Button

AlbanianSport.com 09/11/2021 15:40

ASNN – Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për të zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Anglisë dhe Andorrës. Fillimisht kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në stadiumin e “Uemblit” ndaj anglezëve më 12 nëntor 2021, ndërsa 3 ditë më vonë, skuadra e trajnerit Edoardo Reja do të luajë në Stadiumin “Arena Kombëtare” me Andorrën. Në prag të sfidës me Anglinë, kanë dalë të mërkurën në një konferencë për mediat Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi, të cilët kanë folur në lidhje me këto dy ndeshje.

Fillimisht ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi i cili iu përgjigj interesit të mediave, i cili u shpreh se ndihet në formë shumë të mirë dhe shpreson se do ta ndihmojë ekipin në fushë. Ai gjithashtu u shpreh se ekipi do të luajë i bashkuar për të arritur një rezultat pozitiv në Uembli, teksa komentoi edhe pozicionin e trajnerit Reja në krye të ekipit kuqezi. “Ndihem mirë, jam në formë, – ka thënë ai fillimisht. – Kam shënuar në kampionat me ekipin. Nëse do të jem në fushën e lojës, uroj që forma e mirë që kam ta ndihmojë ekipin në një rezultat sa më pozitiv.”

“Dhe të shikojmë në fushë nëse do të arrijmë të bëjmë atë çka ne mund të bëjmë të gjithë si grup duke luftuar dhe duke qenë të gjithë bashkë, edhe pse është ndeshje shumë e vështirë, por edhe e bukur për t’u luajtur, – ka vijuar shtatlarti i sulmit kuqezi. – Jemi gati!” Po a e shikon ai veten si në një dyshe perfekte me Uzunin? “Të them të drejtën, nuk mund të them “dyshe perfekte”, pasi kohët e fundit në sulm kanë luajtur shumë lojtarë të tjerë, – është përgjigjur futbollisti i Konjasporit. – Nuk është dyshe stabël. Të shikojmë vendimin që do të marrë trajneri.”

“Më vjen mirë që kam shënuar edhe unë edhe Uzuni, – ka vijuar kavajasi. – Jo vetëm kemi shënuar, por kemi luajtur të gjithë, unë Uzuni, Balaj, Roshi. Jemi të gjithë në formë dhe nuk besoj se do të jetë shumë e rëndësishme kush do të jetë në fushë, por më e rëndësishme është të nxjerrim më të mirën tonë. Uroj që të bëjmë diçka pozitive. Në fakt, jam ndjerë shumë mirë me trajnerin Reja dhe kam shënuar. Edhe në aspektin e ekipit dhe duke parë edhe paraqitjen e ekipit, vitet kur ka qenë Reja në krye, kemi kaluar nga epoka “De Biazi” me një futboll më shumë mbrojtës, tek epoka “Reja” ku topin e mbajmë më shumë ne.”

“Kemi raste, luajmë futboll sulmuesi, – ka pohuar 31-vjeçari. – Për ekipe si Shqipëria kjo nuk është pak. Besoj që nuk jemi ende aty ku duhet dhe mungon pak rifinitura e fundit që ne mund të na çonte në Botëror, detajet e vogla pra. Do të uroja që trajneri Reja të vazhdonte në krye, pse jo dhe duke u mbështetur edhe tek përvoja e tij, besoj do ta ndihmonte ekipin të arrinte edhe atë pak që i ka ngelur, për të bërë atë kapërcimin që ne duam të gjithë. Nëse  do të kthejmë sytë nga historia jonë, besoj se në aspektin e Botërorit, nuk kemi pasur ndonjëherë momente që një ndeshje mund të vendoste gjithçka, siç ishte ndeshja me Poloninë.”

“Dhe jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët, gjithashtu edhe stafi dhe Presidenti, të gjithë, jemi paksa të mërzitur, jo nga ndeshja, por nga situata që na ndodhi, me lojtarët e dëmtuar, gjithashtu edhe covidi, që ndikuan, – ka theksuar Cikalleshi. – Nuk do të them që nëse do të ishim ne, fitorja do të ishte e sigurt, por të paktën do të ishte një grup i plotë dhe mund të arrinim diçka më shumë sepse ishte një ndeshje që nëse do ta fitonim, sot do të flisnim ndryshe. Por ne nuk dorëzohemi, sepse unë më shumë jam realist dhe duhet ta pranojmë nivelin e Anglisë.”

“Edhe kur e kemi nisur këtë rrugëtim, e kemi thënë që Anglia është e para në grup dhe ne do të luftojmë me Hungarinë dhe Poloninë, – ka vijuar ai. – Fatkeqësisht, na shkuan gjërat keq me Poloninë dhe kjo na ka mbetur peng. Por ky është futbolli dhe ne do të ecim përpara. Patjetër që unë do të doja që në këto eliminatore të lëmë një nga këto ekipe përpara dhe uroj që duke lënë Hungarinë mbrapa, kemi bërë një hap pozitiv përpara. Patjetër që nëse do të linim edhe Poloninë, atëherë do të ishte diçka që nuk e kemi bërë më parë.”

“Uroj që të arrijmë diçka në Angli, po ashtu edhe Polonia të bëjë një hap fals me Hungarinë, – ka deklaruar shtatlarti. – Goli në Uembli, nëse nuk do të jepte rezultat, nuk besoj se do të ndryshonte shumë në aspektin personal timin. Duhet të dimë që nëse do të jemi të gjithë bashkë dhe të nxjerrim më të mirën tonë, atëherë mund të kemi ndonjë shans. Duhet të jemi realistë, diferenca e Anglisë është e nivelit botëror. Duke nxjerrë çka kemi ne dhe duke luftuar si në ndeshjen me Francën ku kemi barazuar, apo me Portugalinë, që ne kemi treguar se mund të arrijmë rezultat.”

“Ka qenë shpirti i garës dhe harmonia e grupit që na ka bërë të arrijmë rezultatin. Dhe kjo është rruga e vetme besoj që ne mund të nxjerrim diçka në ndeshjen me Anglinë”, – ka përfunduar futbollisti i Konjasprit dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh