(Video) Kombëtarja / Berisha: Koha që Polonia të thyhet në shtëpi

Share Button

AlbanianSport.com 01/09/2021 21:40

ASNN – Në konferencën për shtyp ka qenë edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, i cili e ka vlerësuar lart kundërshtaren e radhës, Poloninë. “Polonia është një ekip i mirë edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë të thirrur për momentin, për shkak të dëmtimeve, – ka thënë ai fillimisht. – Për ne e rëndësishme është të paraqitemi mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Polonia ka shumë lojtarë cilësorë dhe yje botërorë si Robert Levandovski, mirëpo ne jemi mësuar që çdo javë të kemi lojtarë të rrezikshëm dhe shpresoj se nesër si skuadër të bëjmë diferencën dhe t’i ndalojmë sulmet e tyre.”

Përballë pyetjeve të mediave në konferencë për shtyp, kapiteni Berisha u shpreh se skuadra është përgatitur mirë dhe ndihet gati të zbatojë porositë e trajnerit, duke thënë: “Gjëja e parë është që ndeshja të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe ato gjëra që i thotë trajneri t’i bëjmë edhe në fushë, pasi jemi duke u përgatitur shumë mirë për ndeshjen. Po i bëjmë edhe gjërat e fundit taktike dhe që nesër të jemi gati për të zhvilluar një ndeshje, që për ne do të thotë shumë nëse marrim një rezultat pozitiv.” Për gardianin e portës kuqezi, Kombëtarja është gati për këtë përballje me polakët.

“E thashë edhe më herët që Polonia është një skuadër shumë cilësore, pa marrë parasysh ndeshjet e fundit që i ka munguar rezultati, mirëpo ne duhet të jemi shumë kompaktë dhe duhet të bëjmë gjërat që na ka thënë trajneri dhe do mundohemi t’i zbatojmë në mënyrën më të mirë, për të marrë një rezultat, – ka thënë ai. – Do mundohemi t’i shfrytëzojmë edhe gabimet e ekipit kundërshtar. Për ne, Polonia mbetet gjithmonë një ekip i fortë.” Berishën nuk e shqetëson as bilanci pozitiv i polakëve në fushën e tyre dhe beson tek një rezultat pozitiv. “Dimë që në shtëpi Polonia nuk ka humbur për një kohë të gjatë”, – ka pohuar ai.

“Di të them që çdo ditë është një ditë e re dhe mundësitë gjithmonë janë të reja, – ka vijuar 32-vjeçari. – Kemi mundësi ta surprizojmë Poloninë, vetëm duhet të kemi vetëbesim së pari dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikëri. Besoj se raste do kemi dhe shpresoj shumë të bëjmë një rezultat pozitiv. Po fituam nesër, do të na japë një forcë shumë të madhe për të vazhduar ndeshjet e radhës, pasi kemi një grup të mirë dhe besoj se mund ta bëjmë një surprizë, siç kemi bërë edhe më herët.” Shqpëria mban vendin e 3-të në renditjen e grupin I të Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, me 6 pikë, dy më tepër sesa polakët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh