(Video) Kombëtarja / Bajrami: E dimë se çfarë duhet të bëjmë në Budapest

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2021 21:40

ASNN – Të martën, në një konferencë për shtyp kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, por edhe për dy rivalët direktë në grup për vendin e dytë. Interesit të mediave iu përgjigj edhe mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra është e motivuar pasi në ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe gjatë kësaj javë do të përgatitet mirë.

Ai foli edhe për diskutimet me trajnerin Reja si dhe objektivat e skuadrës për dy sfidat e radhës. “E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë, – ka thënë futbollisti i Empolit. – Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do të futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë që duhet të punoj me top, por edhe pa top.”

Më tej, mesfushori ka folur edhe për klubin e tij, Empolin. “Ndihem shumë mirë tek Empoli, jemi 3 shqiptarë aty dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë me ne”, – ka thënë ai, duke e kthyer më pas vëmendjen tek Kombëtarja . “Nuk ka rëndësi se çfarë numri vesh, por rëndësi ka për mua të japim maksimumin dhe të fitojmë të dyja ndeshjet. Hungaria apo Polonia, cili ekip është më i fortë? Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë cilësitë tona dhe duhet të përqendrohemi te loja jonë.”

A do të kemi më në fund një gol për Shqipërinë nga Bajrami? “Në fund e vendos Reja se cili luan, por kur të futem në ndeshje do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj”, – ka përfunduar futbollisti kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh