(Video) Kelmendi: Mbrojtja e kurorës olimpike, e vështirë, por jo e pamundur

Share Button

AlbanianSport.com 15/06/2020 22:40

ASNN – Kampionia 29-vjeçare nga Peja flet posaçërisht për RTSH Sport, nga dëmtimet tek Lojërat e Tokios. Një mision të vështirë, por jo të pamundur. Kështu e ka cilësuar kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, mbrojtjen e medaljes së artë, të fituar para 4 vitesh në “Rio 2016”. Në një intervistë të posaçme për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, xhudistja nga Peja ka rrëfyer dëmtimet, shtyrjen e Olimpiadës për vitin që vjen dhe synimet e saj. Përtej gjithçkaje që do të bëjë në vazhdim, Majlinda Kelmendi e ka shkruar emrin e saj me gërma të arta në historinë e sportit tëtë gjithë trevave shqipfolëse, me medaljen e artë të fituar në Olimpiadën e para 4 viteve.

Dhe xhudistja më e njohur dhe më e spikatur e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka rrëfyer se për të, vendimi për t’u ngujuar për mëse dy muaj në palestër gjatë karantinës për shkak të virusit korona, ishte i duhuri. “Në momentin që është vendosur të ndërpritet gjithçka dhe të gjithë të izolohen nëpër shtëpitë e tyre, trajneri ynë ka marrë vendim që, të paktën ekipin olimpik ta fusë në karantinë, – zbulon ajo. – Kemi shumë fat, sepse në palestrën ku stërvitemi i kemi të gjitha kushtet, i kemi edhe dhomat për fjetje dhe për të jetuar. Kështu që, në përgjithësi ka shkuar mirë. Në fillim ka qenë një situatë pak, pak e çuditshme, madje edhe e frikshme dhe jo vetëm për ne, por për krejt njerëzimin.”

“Por pastaj kemi filluar të përshtatemi, – vijon sportistja. – Stërvitjet kanë shkuar jashtëzakonisht mirë, përveç faktit që nuk e dimë saktësisht se për çfarë lloj gare po stërvitemi, duke e ditur që Olimpiada është shtyrë dhe ende nuk e dimë nëse do të ketë gara në shtator ose jo. Por, në përgjithësi, gjithçka ka shkuar mirë.” Ndërkohë, fituesja e çdo turneu madhor ndërkombëtar të këtij sporti shpreson që t’i ketë lënë pas dëmtimet e deritanishme. “Është e vërtetë që kohët e fundit kam patur disa probleme me dëmtimet, – pohon Kelmendi. – Fatmirësisht, nuk është se më kanë mbajtur larg palestrës apo stërvitjeve, por nuk kam patur mundësi të stërvitem në 100 % të kapacitetit tim.”

“Kështu që, për momentin po besoj që i kam rikuperuar dëmtimet dhe po kam mundësi të stërvitem”, shto ajo. Për këtë arsye, 29-vjeçarja e cilëson një lajm të mirë shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios për vitin tjetër. “Realisht, lajmi për shtyrjen e Lojërave Olimpike më ka bërë mirë, për vetë faktin që kohët e fundit kam patur dëmtime dhe nuk kam patur mundësi të stërvitem siç duhet, – thotë xhudistja pejane. – Kështu, tek unë ka ndikuar për mirë lajmi që Lojërat Olimpike janë shtyrë dhe po besoj që krejt dhe dalëngadalë të rikthehem në rutinën e ndeshjes dhe ndoshta të rikuperohem 100 % e të kthehem ashtu siç duhet.”

Ndërkohë, Majlinda nuk beson një vit më tepër mbi supe do të ndikojë në paraqitjen e saj në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. “Jo aspak, – përgjigjet ajo me vetëbesim. – Pavarsisht asaj që jam bërë “kampione olimpike”, prapë kam vijuar të punoj fort. Sa i përket stërvitjes, unë them gjithmonë që nuk ia zgjas dorën kurrkujt, jam tip që punoj shumë, sakrifikoj shumë dhe thjesht nuk e pranoj humbjen. Kështu që, pavarësisht faktit që në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm do të jem 30 vjeç, kjo nuk më bën aspak të mendoj se nuk mund të arrij të shpallem prapë “kampione olimpike”. Xhudoja është një sport ku ka shumë rëndësi përvoja.”

“Unë bëj të njëjtën gjë prej 20 vitesh tanimë, kështu që besoj që gjithçka do të shkojë siç duhet”, – shto Kelmendi, e cila e di, sidoqoftë, që mbrojtja e kurorës olimpike të fituar në “Rio 2016” do të jetë e vështirë, por ajo nuk ka ndërmend ta lëshojë atë lehtësisht. “Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, por nuk është e pamundur, – pohon kampionia olimpike në fuqi. – Pak njerëz e kanë besuar që unë do të bëhem një ditë “kampione olimpike”, kështu që unë kam dëshmuar se, me mund edhe me sakrificë mundet të arrihet gjithçka. Unë kam qenë aty një herë, e di çdo të thotë të fitosh një medalje të artë olimpike, e di sa duhet të punosh, e di se çfarë duhet të bësh, kështu që ka për të qenë shumë e vështirë, por jo e pamundur.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh