AlbanianSport.com 18/01/2021 17:55
ASNN – Vendi i Gjirit Persik planifikon plot 63 veprimtari madhore sportive në 2021-shin. Komiteti Olimpik i Katarit ka shpallur ditët e fundit kalendarin e evenimenteve sportive që planifikon të mirëpresë në 2021-shin. Kalendari paraprak rendit plot 63 evenimente sportive që do të organizohen këtë viti në vendin e Gjirik Persik, përfshi edhe një numër veprimtarish madhore sportive ndërkombëtare. Këto përfshijnë turneun kualifikues individual të pingpongut për në Olimpiadën e Tokios.
Kampionati Botëror i Futbollit për Klubet do të mbahet në kryeqytetin e vendit, Doha, nga data 1, deri më 11 shkurt 2021, ndërsa edhe Superkupa e Konfederatës Afrikane të Futbollit është planifikuar të zhvillohet gjithashtu më 1 shkurt. Katari mirëpriti ditët e fundit edhe fazën eliminatore të Turneut të Tenisit “Australian Open”, ndërsa në shkurt dhe në mars janë planifikuar të mbahen aty turnetë e Turit Botëror të Volejbollit të Plazhit.
Ashtu sikundër do të zhvillohet aty, nga data 10, deri më 13 mars 2021, edhe Kupa e Btës Gjimanstikë Artistike. Po kështu, një etapë e “Diamond Ligës” është planifikuar të zhvillohet në Katar më 28 maj 2021. Në nivel kontinental, Qatari do të mirëpresë Kupën e Federatës Aziatike të Basketbollit, që zhvillohet nga 18 shkurti, deri më 21 shkurt 2021, si dhe Kampionatin Aziatik të Pingpongut, që mbahet nga data 1, deri më 10 shtator 2021.
Kalendari planifikon organizimin e një numri veprimtarish sportive kombëtare, ndërsa duhet theksuar se Katari mirëpriti një numër veprimtari sportive edhe në 2020-ën, pavarësisht epidemisë së virusit “Covid-19”, që shkaktoi anulimin e një numri të madh veprimtarish sportive anembanë botës. Kjo përfshinte organizimin e suksesshëm të përballjes finale të Ligës së Kampioneve të Azisë në futboll, me rreth 8,500 sportdashës të pranishëm.
Megjithatë, organizimi i veprimtarive sportive të mbrojtura prej “Covid-19”-ës me një numër të madh sportistësh ndërkombëtarë mund të jetë sidoqoftë më e vështirë. Katari ka raportuar gjithsej mbi 144,600 raste të të infektuarve me virusin korona dhe 245 të vdekur. Sidoqoftë, 2022-shi premton të jetë një vit i madh për sportin në Katar, sepse vendi do të mirëpresë Botërorin e Futbollit. Katari fitoi muajin e shkuar edhe të drejtën për të organizuar Lojërat Aziatike të 2030-ës.