AlbanianSport.com 27/05/2019 13:00
ASNN – Trajneri i krutanëve, Devolli, reflekton atmosferën, zëvendëstrajneri Rama vlerëson sezonin. Lotët e trajnerit gjirokastrit të Kastriotit, Bledar Devolli, kanë folur më shumë se gjithçka tjetër për ndjesinë në kampin krutan pas ndeshjes së fituar të dielën me Teutën.
Fitorja 3-1 që Tirana arriti në Laç përballë skuadrës vendase, i la krutanët në prag të rënies nga Kategoria Superiore teksa ka mbetur vetëm një javë për t’u luajtur. Kastrioti ka fituar të dielën 2-1 ndaj Teutës, por fitorja 3-1 që Tirana arriti në Laç përballë skuadrës vendase, i la krutanët në prag të rënies nga Kategoria Superiore teksa ka mbetur vetëm një javë për t’u luajtur.
Dhe lotët e trajnerit gjirokastrit të Kastriotit, Bledar Devolli, flasin më shumë se gjithçka tjetër për ndjesinë në kampin krutan pas ndeshjes. Për zëvendëstrajnerin Gëzim Rama, është për të ardhur keq që po mbyllet kështu për një skuadër që dha gjithçka në pjesën e dytë të sezonit.
Zëvendëstrajneri krutan nuk kërkon të paragjykojë fitoren e Tiranës në Laç. Tirana do të sigurojë matematikisht mbijetesën edhe nëse ndalet në një barazim në ndeshjen e javës së fundit në shtëpi me Flamurtarin, edhe nëse krutanët e fitojnë përballjen e fundit me Kukësin, për shkak të bilancit më pozitiv në duelet e drejtpërdrejta.