AlbanianSport.com 19/04/2020 20:05
ASNN – Duartrokitjet për mjekët janë bërë tanimë të zakonshme kudo nëpër botë, pasi fillimisht kishte nisur në Itali, aty ku, nga ballkonet, njerëzit kishin duartrokitur mjekët, ata po përballen me luftën në vijën e parë të betejë kundër virusit “Covid-19”-ës çdo ditë, ndërsa të tjerët qëndrojnë në shtëpi. Më së fundi, është FIFA e ka publikuar një video për t’i falënderuar stafin mjekësor kudo në botë për punën që po e bëjnë në luftimin e virusit “Covid-19”.
Në video shfaqen legjenda dhe yje të futbollit, të së tashmes dhe të shkuarës, të tillë si Pele, Diego Armando Maradona, Iker Kasijas, Herri Kejn, Xhanluixhi Bufon, Kaka, Zinedin Zidan, Serxhio Ramos, Zherard Pike, Dejvid Bekham, etj., duke duartrokitur. Tanimë, organizmi që qeveris futbollin botëror, e ka bërë të qartë mirënjohjen për punën që po bën personali mjekësor në këtë periudhë.
FIFA e ka bërë këtë përmes një video ku shfaqen rreth 50 lojtarë aktualë dhe legjenda të futbollit, përfshi këtu mesfushorin legjendar Dejvid Bekham. “Si futbollistë, ne jemi mësuar të na duartrokasin neve, por, tani, ne duhet ta përdorim këtë mundësi për të treguar mirënjohjen tonë për njerëzit e shumtë që po e rrezikojnë veten për të na mbrojtur neve”, – ka thënë Bekhami.
“Ju jeni heronjtë e njerëzimit dhe ne duam t’ua dëshmojë se e gjithë bota e futbollit ju mbështet juve dhe gjithçka që ju po bëni për ta na mbrojtur neve”, ka shtuar ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Realit të Madridit, Paris SG-së dhe Los Anxheles Galaksisë, i cili tanimë zotëron edhe klubit e tij të futbollit në SHBA, Inter Majemi. Klikoni linkun e mëposhtëm për videon e plotë: